“Nuk dua t’iu bëj më përshtypje njerëzve”, Rita Ora tregon se si ka ndryshuar pas martesës me regjisorin nga Zelanda e Re
Rita Ora ka zbuluar se nuk dëshiron më t’iu bëjë përshtypje njerëzve që kur u martua me regjisorin dhe aktorin nga Zelanda e Re, Taika Waititi. Krijuesja e hitit “How We Do”, 33-vjeçare, u martua me yllin e “JoJo Rabbit”, 48-vjeç, në një ceremoni sekrete në vitin 2022, por dyshja nuk zbuluan se ishin martuar […]
Rita Ora ka zbuluar se nuk dëshiron më t’iu bëjë përshtypje njerëzve që kur u martua me regjisorin dhe aktorin nga Zelanda e Re, Taika Waititi.
Krijuesja e hitit “How We Do”, 33-vjeçare, u martua me yllin e “JoJo Rabbit”, 48-vjeç, në një ceremoni sekrete në vitin 2022, por dyshja nuk zbuluan se ishin martuar deri vitin e ardhshëm.
Rita këtë herë u shfaq në kopertinën e “Marie Claire Spain” për edicionin e gushtit, ku dukej e mrekullueshme në secilën paraqitje.
Si pjesë e një interviste për filmin, ajo ka rrëfyer sinqerisht mësimin më të madh që ka marrë që nga martesa.
“Kam ndalur përpjekjet për t’u bërë përshtypje njerëzve”, tha Rita, “Dhe do të doja ta kisha bërë këtë përpara se të martohesha, sepse nuk ka asnjë ndryshim”.
“Duhet ta jetoni jetën tuaj vetëm për veten tuaj dhe, e dini, kur isha në të njëzetat, gjithmonë mendoja se të gjithë e bënin këtë. Dhe po bëja çmos për t’i bërë përshtypje të gjithëve. Dhe me të vërtetë është e lodhshme”, theksoi mes tjerash krijuesja e “Anywhere”.
Rita shtoi: “Unë mendoj se në jetë duhet të jesh i lumtur me veten, por duhet të bësh ndryshimin.
“Nëse nuk ju pëlqen diçka, ju duhet ta merrni atë vendim për veten tuaj, jo për njerëzit e tjerë”.
Në intervistë, Rita ka folur edhe për jetesën në Notting Hill të Londrës, pasi lindi në Kosovë nga prindër shqiptarë.
“Unë u rrita në një zonë të përzier me shumë kultura dhe etni dhe isha një vajzë nga një vend tjetër, por klasa ime ishte plot me emigrantë”, tha ajo.
“Dhe mendoj se kjo është arsyeja pse e dua Londrën. Është një përzierje e njerëzve nga të gjitha anët. Kam qenë shumë me fat sepse nuk jam ndjerë kurrë “ndryshe””, u shpreh ndër të tjerash biondja. /Telegrafi/