Nuk e harron zakonin – Pete Davidson thotë se nuk po mund të heqë dorë nga substancat narkotike
Komediani i famshëm, Pete Davidson, ka folur së fundmi për të vetmen drogë nga e cila nuk po mund të heqë dorë, pavarësisht se është pastruar nga substanca të tjera. “Nuk mund ta lë akoma. Është gjithçka që më ka mbetur”, tha ylli i famshëm para turmës në “Pete Davidson: Rehab Tour” në Atlantic City […]
Komediani i famshëm, Pete Davidson, ka folur së fundmi për të vetmen drogë nga e cila nuk po mund të heqë dorë, pavarësisht se është pastruar nga substanca të tjera.
“Nuk mund ta lë akoma. Është gjithçka që më ka mbetur”, tha ylli i famshëm para turmës në “Pete Davidson: Rehab Tour” në Atlantic City të shtunën.
“I kam provuar të gjitha. Gjithçka që më ka mbetur është njëra nga to, por do ta mbajë edhe për pak kohë”, u shpreh tutje ai.
Në gusht 2023, Page Six zbuloi se Davidson, 30 vjeç, merrej me ketaminë për të trajtuar depresionin.
Në atë kohë, ylli i “Saturday Night Live” sapo kishte dalë nga rehabilitimi pasi kërkoi ndihmë për t’u marrë me PTSD dhe çrregullimin e personalitetit kufitar.
“Pete shkon rregullisht në rehabilitim për ‘akordim’ dhe për të marrë një pushim mendor, kështu që kjo është ajo që po ndodh”, shpjegoi një burim.
Një tjetër burim shtoi se Davidson – i cili humbi babanë e tij zjarrfikës në sulmet terroriste të 11 shtatorit – e di se kur duhet të marrë pushime “që të mund të fokusohet tek vetja” dhe të mësojë të “marrë më mirë çështjet e tij PTSD”.
Muaj përpara se të kërkonte ndihmë, ylli i “King of Staten Island” u përfshi në një aksident me të dashurën e atëhershme, Chase Sui Wonders në mars 2023.
I njëjti më parë ka qenë në lidhje edhe me yllin e “Keeping Up With the Kardashians”, Kim Kardashian.
Pete dhe Chase Sui Wonders