Nuk është në planet e Bayernit, Kim Min-Jae huazohet në Serie A

Kim Min Jae rikthehet në Serie A. Kim Min Jae është jashtë projektit të Bayern Munich me trajnerin Vincent Kompany që nuk e konsideron si pjesë të rëndësishme të organikës. Koreani ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2028 dhe Bavarezët janë të hapur për huazimin e tij. Sipas Calciomercato, Inter dhe Juventus janë dy […]

Korrik 27, 2025 - 20:30
 0
Nuk është në planet e Bayernit, Kim Min-Jae huazohet në Serie A

Kim Min Jae rikthehet në Serie A.

Kim Min Jae është jashtë projektit të Bayern Munich me trajnerin Vincent Kompany që nuk e konsideron si pjesë të rëndësishme të organikës.

Koreani ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2028 dhe Bavarezët janë të hapur për huazimin e tij.

Sipas Calciomercato, Inter dhe Juventus janë dy skuadrat e interesuara për huazimin e Min Jae këtë verë.

Dy gjigantët italian janë në kërkim të përforcimeve për repartin e mbrojtjes dhe së shpejti pritet të bëjnë lëvizje për koreanin.