‘Nuk është vota për inati’ – Kafexhiu për qasjen e Kurtit ndaj mediave
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar sërish se mediat në vend janë të lidhura me Serbinë. Sipas gazetarit, Muharrem Kafexhiu kryeministri dhe zyrtarët tjerë shtetëror duhet të komunikojnë me institucionet relevante për monitorimin e mediave, para se të bëhen deklarata të tilla. Sipas tij, mungesa e tillë po shkakton sulme politike. “Edhe nëse lëshime profesionale ka
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar sërish se mediat në vend janë të lidhura me Serbinë.
Sipas gazetarit, Muharrem Kafexhiu kryeministri dhe zyrtarët tjerë shtetëror duhet të komunikojnë me institucionet relevante për monitorimin e mediave, para se të bëhen deklarata të tilla.
Sipas tij, mungesa e tillë po shkakton sulme politike.
“Edhe nëse lëshime profesionale ka institucione relevante që merren. Momentin kur shfrytëzohet boshëlloku atëherë kalon në sulm politik. Mendoj që institucionet shtetërore duhet me i shfrytëzu ato relevante që janë për monitorimin e mediave, njerëzit nuk e dinë që mediat monitorohen. Jemi dëshmitarë që përditë përballeni me dënime për ndonjë lëshim, që i’u ndodh krejt mediave në botë. Z.Kurti dhe jo vetëm, e shfrytëzojnë këtë boshëllëk dhe kalojnë në sulme politike”, tha ai.
E sulmet e tilla, sipas Kafexhiut pritet të rriten gjatë profesit zgjedhor.
“Kjo pritet me u shpeshtu në prag zgjedhjeve, e thash synimi është që çka do që iu thojnë gazetarët mos me iu besu. Ka arrit me kriju një bindje që është e gabuar, nuk është vota për inati”, shtoi ai.