Kjo është gjendja e policëve që u sul’muan nga një votues në Podujevë

Në SHFMU “Xheladin Rekaliu” sot ka ndodhur një incident, ku u raportua se dy policë u sulmuan nga një votues, që fillimisht e kishte fotografuar votën. E mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente në Podujevë deklaroi se ndihmë mjekësore policët kanë kërkuar rreth orës 7:30. “I kemi ofruar ndihmën e parë. Ata kanë pasur dhimbje dhe

shkurt 9, 2025 - 14:00
 0  5
Kjo është gjendja e policëve që u sul’muan nga një votues në Podujevë
kjo-eshte-gjendja-e-policeve-qe-u-sul’muan-nga-nje-votues-ne-podujeve

kjo-eshte-gjendja-e-policeve-qe-u-sul’muan-nga-nje-votues-ne-podujeve

Në SHFMU “Xheladin Rekaliu” sot ka ndodhur një incident, ku u raportua se dy policë u sulmuan nga një votues, që fillimisht e kishte fotografuar votën.

E mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente në Podujevë deklaroi se ndihmë mjekësore policët kanë kërkuar rreth orës 7:30.

“I kemi ofruar ndihmën e parë. Ata kanë pasur dhimbje dhe pezmatim të syve për shkak të sprejit, siç kanë thënë policët. Atyre më pas u është përmirësuar gjendja dhe janë liruar për trajtim të mëtutjeshëm. Nuk kanë pasur ndonjë lëndim tjetër trupor serioz”, u shpreh mjeku Albon Uka.

Ndërkaq, nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se janë duke i mbledhur të gjitha informacionet edhe me hetuesi dhe se do të dalin me raport zyrtar për atë që ka ndodhur sot në këtë shkollë. /klankosova