Aktivisti i dëshpëruar i VV-së në Prizren: Mos ejani me na recitu
Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetvendosje, Blerim Saramati ka adresuar një mori kritikash ndaj fushatës që pritet t’a bëj kjo parti. Saramati përmes një shkrimi në rrjetin social, Facebook ka thënë se kur Vetvendosja të vie në Prizren për fushatë, të mos flasin për bashkim kombëtar, për hajnat që do përfundonin në burg e as për xhipat
Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetvendosje, Blerim Saramati ka adresuar një mori kritikash ndaj fushatës që pritet t’a bëj kjo parti.
Saramati përmes një shkrimi në rrjetin social, Facebook ka thënë se kur Vetvendosja të vie në Prizren për fushatë, të mos flasin për bashkim kombëtar, për hajnat që do përfundonin në burg e as për xhipat e zinjë, që dikur ishin premtime elektorale.
Mes tjerash, ai ka përmendur edhe kryeshefen parlamentare të kësaj partie, Mimoza Kusari-Lila, për të cilën thotë se ka përvojë në ndërrimin e partive, raporton Gazeta10.
Postimi i plotë:
Edhe kur të vijnë në Prizren për të kërkuar vota, të mos guxojnë të na recitojnë poezi për bashkimin kombëtar, sepse nuk jemi në një orë letrare. Të mos na tregojnë përralla për hajnat që do të përfundojnë në burg, sepse e dimë mirë që hajnat jo vetëm që nuk kanë përfunduar në burg, por shumë prej tyre na janë bërë “me kalem”. Dhe, për hir të Zotit, të mos na flisni për xhipat e zinj, sepse kur i shohim, nuk dimë më nëse është fushatë zgjedhore apo ndonjë ceremoni e mafias ballkanike.
Më e rëndësishmja, kur të vijë puna për të hapur fushatën, le ta marrin me vete Mimoza Kusarin. Të paktën ajo ka eksperiencë në ndërrimin e partive po aq sa në ndërrimin e këpucëve. Të mos na sjellin medresantë që kanë shitur shpirtin për një karrige, sepse ata nuk kanë karizëm, as besim, as kauzë, por le ta marrin vëllanë e Mimozës për të mbështetur përpara – e pse jo edhe mbrapa, nëse është e nevojshme – agjendën e tyre, ka shkruar Blerim Saramati në rrjetin e tij social. /Gazeta10/