Nuk kа ra murtaja e zezë në Maqedoni të Veriut
Maqedonia e Veriut nuk është as e robëruar, as e pushtuar, por është një shtet i pavarur demokratik në të cilin populli vendos në zgjedhje se kush do të jetë president dhe kush do ta udhëheqë qeverinë. Ligjet në vend miratohen nga Parlamenti, i cili përbëhet nga përfaqësues të popullit. Vendi është kandidat për anëtarësim […]
Maqedonia e Veriut nuk është as e robëruar, as e pushtuar, por është një shtet i pavarur demokratik në të cilin populli vendos në zgjedhje se kush do të jetë president dhe kush do ta udhëheqë qeverinë. Ligjet në vend miratohen nga Parlamenti, i cili përbëhet nga përfaqësues të popullit. Vendi është kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe anëtar i aleancës më të madhe ushtarake – NATO-s, shkruan Vërtetmatësi.
Ne analizojmë një postim në rrjetin social Threads që thotë:
Do të vijë dita kur do të marrë fund murtaja e zezë që ka rënë në MAQEDONINË tonë të shtrenjtë.
Në njoftim nuk specifikohet se për çfarë lloj murtajeje të zezë bëhet fjalë kur thuhet se ka rënë mbi vendin tonë.
Vdekja e Zezë ose Murtaja e Zezë ishte një nga pandemitë më të mëdha në historinë njerëzore, e cila arriti kulmin në Evropë në periudhën 1346–53 dhe rezultoi në vdekjen e 75 deri në 200 milionë njerëzve.
Në poezinë popullore maqedonase ekziston një këngë “Murtaja e zezë”. Në poezi, murtaja nuk është thjesht një sëmundje, por simbolizon fatkeqësitë apo tragjeditë e mëdha që prekin komunitetin dhe njerëzit. Në poemë, murtaja mund të kuptohet si një metaforë për vuajtjet në tokën e robëruar. Murtaja nuk është vetëm një sëmundje, por edhe një forcë shkatërruese që nuk lë asgjë pas, ashtu siç pushtuesit shkatërruan vendet që robëruan – pushtuan.
Nëse postimi do të thotë se murtaja e zezë ka rënë në Maqedoni, siç përshkruhet në këngën popullore, atëherë është gabim.
Maqedonia e Veriut nuk është as e robëruar, as e pushtuar, por është shtet i pavarur dhe demokratik në të cilin populli vendos në zgjedhje se kush do të jetë president dhe kush do ta udhëheqë qeverinë. Ligjet në vend miratohen nga Parlamenti, i cili përbëhet nga përfaqësues të popullit. Maqedonia e Veriut është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe anëtare e aleancës më të madhe ushtarake – NATO-s.
Bisedimet me Unionin varen nga ne, nga ndryshimet në Kushtetutë që duhet të bëjmë për të përfshirë bullgarët dhe bashkësitë e tjera etnike në aktin më të lartë të shtetit.
Ekonomia e shtetit po rritet, pensionet dhe pagat po rriten. Nuk ka asnjë kërcënim për sigurinë e vendit, pra askush nuk ka kërcënuar se do të na sulmojë apo pushtojë.
Prandaj, nuk mund të pretendohet se në Maqedoni ka rënë ndonjë murtajë e zezë. Një pretendim i tillë është i kotë dhe i gabuar dhe synon të manipulojë publikun, pa ofruar prova të forta për të mbështetur atë që u publikua. Prandaj, ne e vlerësojmë postimin si të pavërtetë.