“Nuk kemi pacientë me linë e majmunit”, drejtori i Klinikës Infektive Shkup thotë se nuk ka vend për panik pas rastit të parë në Kosovë

Drejtori i Klinikës Infektive në Shkup, mjeku Fadil Cana, thotë për MIA-n se nuk ka vend për panik për linë e majmunëve dhe theksoi se është i njohur me rastin në Kosovë. Ai kujton se deri më tani nuk kemi pasur ndonjë rast të lisë së majmunëve dhe nëse shfaqet thotë se janë gati dhe […]

dhjetor 27, 2024 - 14:00
 0  5
“Nuk kemi pacientë me linë e majmunit”, drejtori i Klinikës Infektive Shkup thotë se nuk ka vend për panik pas rastit të parë në Kosovë
Klinika për Sëmundje Infektive në Shkup. Foto: Meta.mk/arkiv

Drejtori i Klinikës Infektive në Shkup, mjeku Fadil Cana, thotë për MIA-n se nuk ka vend për panik për linë e majmunëve dhe theksoi se është i njohur me rastin në Kosovë. Ai kujton se deri më tani nuk kemi pasur ndonjë rast të lisë së majmunëve dhe nëse shfaqet thotë se janë gati dhe kemi ekspertë që e njohin mirë sëmundjen,  transmeton Portalb.mk.

“Te ne nuk ka. Jam i njohur me rastin, kam pasur një bisedë të gjatë me drejtorin e Klinikës Infektive në Prishtinë. Pacienti është stabil, gjithçka është nën kontroll për momentin”, thekson Cana.

Ai sqaron se bëhet fjalë për një rast të izoluar të një shtetasi të Kosovës, i cili një kohë të gjatë ka punuar jashtë vendit.

“Nuk është autokton, por rast i importuar. Qytetarët tanë mund të jenë të qetë. Nuk ka vend për panik”, shton drejtori i Klinikës Infektive.

Sipas Canës, autoritetet kanë kapacitete të përballen me këtë sëmundje nëse vjen tek ne.

“Ne jemi absolutisht të përgatitur në rast se këtu shfaqet një person me linë e majmunit. Mund të përballojmë raste të tilla. Kemi ekspertë, është fusha e Klinikës Infektive, kështu që sëmundja si sëmundje është e njohur për ne dhe gjithçka mund të ndërmarrim për të”, thotë drejtori i Klinikës Infektive.

Transmetimi nga njeriu te njeriu i lisë së majmunit mund të ndodhë nëpërmjet kontaktit me materialin infektiv nga një dëmtim ose lëngjeve nga lëkura, goja ose organet gjenitale, duke përfshirë përmes prekjes, kontaktit të ngushtë dhe aktivitetit seksual. Ai gjithashtu mund të përhapet përmes rrugës ajrore kur flasim, kollitemi ose teshtijmë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës tha se është konfirmuar rasti i parë në Kosovë me Mpox, apo linë e majmunëve.