Një 11-vjeçar ka rënë nga kati i tretë i një shkolle në Prilep, gjendja e tij është stabile
Një njëmbëdhjetë vjeçar nga Prilepi dje ka rënë nga kati i tretë i SHF “Goce Dellçev” në Prilep dhe po mbahet në Klinikën e Kirurgjisë për Fëmijë në Shkup. Jozyrtarisht, djalit i është përkeqësuar gjendja gjatë një pushimi mes orëve dhe ra kur hapi një dritare për të marrë pak ajër, transmeton Portalb.mk. Drejtori i […]
Një njëmbëdhjetë vjeçar nga Prilepi dje ka rënë nga kati i tretë i SHF “Goce Dellçev” në Prilep dhe po mbahet në Klinikën e Kirurgjisë për Fëmijë në Shkup. Jozyrtarisht, djalit i është përkeqësuar gjendja gjatë një pushimi mes orëve dhe ra kur hapi një dritare për të marrë pak ajër, transmeton Portalb.mk.
Drejtori i Klinikës, doktor Lazo Jovçeski, tha se djali përgjithësisht është në gjendje stabile dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ai ka thyer thembrat, ënjtje dhe lëndime në vertebra.
“Me datë 20.01.2025 në ora 15:01 në Spitalin Rajonal të Prilepit, nga Spitali i Përgjithshëm i Prilepit është raportuar se me lëndime të rënda te ta është sjellë një djalë 11 vjeçar nga Prilepi. Sipas njoftimit, i mituri ka rënë nga kati i tretë i shkollës fillore ku ka mësuar në Prilep. Po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes”, tha SPB Manastir.
Shkolla tha se do të dërgontenjoftim gjatë ditës.