Kosova e “mbërrin kulmin”, tri pozita më lart në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës ka përparuar për tri pozita në renditjen më të re të FIFA-s. Kjo njëherësh është edhe renditja më e mirë ndonjëherë e Dardanëve. Verdhekaltrit e shohin veten në vendin e 101-të në ranglistën e përmuajshme të shtëpisë së futbollit botëror, në krahasim me pozitën e 104-t, të cilën e mbante muajin e […]

tetor 24, 2024 - 18:00
 0  7
Kosova e “mbërrin kulmin”, tri pozita më lart në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës ka përparuar për tri pozita në renditjen më të re të FIFA-s.

Kjo njëherësh është edhe renditja më e mirë ndonjëherë e Dardanëve.

Verdhekaltrit e shohin veten në vendin e 101-të në ranglistën e përmuajshme të shtëpisë së futbollit botëror, në krahasim me pozitën e 104-t, të cilën e mbante muajin e kaluar.

Kosova i ka 1218.22 pikë në renditjen e muajit tetor në krahasim me 1205.96 e muajit paraprak.

Ekipi i Franco Fodës gjendet përpara Trinidad e Tobagos dhe prapa Palestinës në renditje.

Kosova vjen pas tri fitoreve radhazi në Ligën e Kombeve, një rekord për të pasi nuk kishte arritur më herët ta kishte një seri të tillë pozitive në ndeshje zyrtare.

Dardanët i shënuan dy fitore në këtë muaj, ndaj Lituanisë në udhëtim dhe kundër Qipros në shtëpi