“Nuk meritoni ta udhëheqni vendin”, Rama i përgjigjet qytetares: Pellgjet e opozitëzave të reja imitojnë bufin stërplak

Kryeministri Edi Rama ka folur përsëri “sy m’sy” me qytetarët nga “Facebook”. Këtë herë në fokus të akuzave të Ramës kanë qenë forcat e reja politike dhe PD. Këto akuza të kreut të qeverisë erdhën pasi një qytetar shkroi “Më vjen keq, por vetëm për faktin se si shpreheni në fjalimet tuaja për opozitën, nuk […]

shkurt 3, 2025 - 14:00
 0  4
“Nuk meritoni ta udhëheqni vendin”, Rama i përgjigjet qytetares: Pellgjet e opozitëzave të reja imitojnë bufin stërplak

Kryeministri Edi Rama ka folur përsëri “sy m’sy” me qytetarët nga “Facebook”. Këtë herë në fokus të akuzave të Ramës kanë qenë forcat e reja politike dhe PD. Këto akuza të kreut të qeverisë erdhën pasi një qytetar shkroi “Më vjen keq, por vetëm për faktin se si shpreheni në fjalimet tuaja për opozitën, nuk meritoni ta udhëheqni atë vend dhe atë popull”.

Këtij komenti, Kryeministri i është përgjigjur përmes një videoje ku akuzon opozitën pasi thotë se kanë hedhur vetëm baltë mbi Shqipërinë nga “këneta e tyre”.

Më tej, Rama komenton dhe kundërshtarin e tij politik, Sali Berishën të cilin e quan “buf stërplak që e ka ka kthyer opozitën në një kor zhabash e bretokasash”. Ndërsa për drejtuesit e opozitave të reja, Kryeministri thotë se imitojnë “bufin stërplak”.

Edhe pse e drejton vendin që nga viti 2013, kryeministri thotë se kërkon dhe një mandat të katërt për ta ndryshuar Shqipërinë.

Edi Rama: E bukur kjo. Unë flas njëherë në 3 muaj 3 fjalë për opozitën dhe bëka aq shumë përshtypje saqë nuk meritokam ta udhëheq më atë vend dhe atë popull siç shkruani ju nga jashtë. Por çfarë meriton atëherë opozita a ma thoni dot? Opozita që 3 vakte në ditë merret me të gjithë librin e shtëpisë time, me këdo që i del përpara, me mua po e po. Nuk besoj se është opozitë që ju përfaqëson juve dhe familjen tuaj. Nuk ma ha mendja që libri i shtëpisë time ju duket një program i mirë për punësimin, ekonominë, për bujqësinë, arsimin, shëndetësinë e me radhë, për Shqipërinë. Pastaj ju Flora jeni jashtë dhe kjo kënetë në sytë e të huajve është një turp dhe kurrsesi nderi i Shqipërisë. Unë nuk jam marrë thuajse fare me opozitën. I kam lënë të merren me librin e shtëpisë time dhe të m’i hedhin mua në kurriz të gjitha të zeza që kanë bërë. Pasi kanë hedhur vetëm baltë për Shqipërinë nga këneta e tyre dhe kanë bërë çmos ta pengojnë këtë vend, tani duan edhe vota. Prandaj do të merrem pak dhe me to, por ama me shqipen e mësuesve të mi, të Nolit, të Fishtës, të Konicës dhe asnjëherë kurrë me baltë dhe me shpifje dhe asnjëherë me librin e shtëpisë dhe me familjen, asnjëherë në nivelin e asaj kënete. Një buf stërplak e ka kthyer opozitën në një kor zhabash e bretkosash këakëakëakëa ditë e natë i rrokanisën shqiptarët këakëakëakëa përdreq ajo kënetë ka krijuar dhe ca pellqe opozitëzash të reja që nuk kanë asgjë të re përveç moshës së pronarëve të tyre që të gjithë imitojnë bufin stërplak. 2 gjëra nuk i ndryshon dot: Vota për ta është e shkuar krejtësisht dëm sepse ata aty ku janë do të jenë prapë dhe vota për ta nuk sjell asnjë ndyrshim sepse sa të jetë ajo kënetë nuk ka Shqipëria dot opozitë fituese.