Nuk ndihen të sigurt në komunikacionin e Shkupit, qytetarët protestuan në udhëkryqin para Kopshtit zoologjik

Në udhëkryqin para Kopshtit zoologjik në Shkup sot kanë dalë në protestë një numër i qytetarëve për të dërguar porosi se siguria në rrugët tona është në nivel shumë të ulët dhe se kjo duhet të ndryshojë, raporton MIA. Ata porositën se siguria nuk është çështje e zgjidhjes, por domosdoshmëri. Protesta u organizua nga iniciativa […]

shkurt 10, 2025 - 03:00
 0  5
Nuk ndihen të sigurt në komunikacionin e Shkupit, qytetarët protestuan në udhëkryqin para Kopshtit zoologjik
Komunikacion, vetura, analiza ekonomike, trafik

Në udhëkryqin para Kopshtit zoologjik në Shkup sot kanë dalë në protestë një numër i qytetarëve për të dërguar porosi se siguria në rrugët tona është në nivel shumë të ulët dhe se kjo duhet të ndryshojë, raporton MIA. Ata porositën se siguria nuk është çështje e zgjidhjes, por domosdoshmëri. Protesta u organizua nga iniciativa “Kush është i radhës” formuar pas vdekjes së 22-vjeçares Frosina Kulakova nga Negotina e cila u godit për vdekje nga ana e Vasil Jovanovit.

Qytetarët theksuan se përveç prezencës policore në rrugë dhe kamerave në semaforë, nevojitet edhe transport adekuat publik që do të zvogëlonte numrin e automjeteve në komunikacion, sinjalizim më të mirë, si dhe ndryshime ligjore që do të ndërgjegjësojnë pjesëmarrësit në komunikacion.

“Siguria nuk nënkupton vetëm policinë në rrugë, edhe pse kjo për momentin është ajo që na duhet më shumë. Gjithashtu, siç nuk nënkupton vetëm kamerat në semaforë. Siguria përfshin ndër të tjera, transportin publik funksional që zvogëlon drejtpërdrejt nevojën për makina në qytete”, tha Igor Antov nga nisma “Kush është i radhës”.

Iva Petrovska theksoi se problemet duhet të zgjidhen, e jo të prolongohet zgjidhja e tyre sepse, siç tha ajo, nuk humben pikë politike, por jetë.

Ndërkaq, sipas Kërsto Mingovski, kryetar i “Euromobiliteti”, mungesa e transportit publik ka bërë që çdo shtëpi në vendin tonë të ketë nga dy ose tre automjete.

“Është normale që një fëmijë në moshën 16-17 vjeçare të bëjë ndonjë çmenduri me atë makinë. Thënë thjesht, mungon kultura në komunikacion”, ka thënë Mingovski.

Frosina Kullakova, 22-vjeçare, më 29 janar u shkel për vdekje në një vendkalim për këmbësorë në Shkup. Shoferit 20-vjeçar i është caktuar paraburgim prej 30 ditëve. Ai ngarkohet se veprën e ka kryer me paramendim, duke kaluar në dritë të kuqe, pa patentë shoferi dhe nën ndikim të alkoolit. Për të edhe më parë ka pasur padi të tjera penale.

Ndryshe, Frosina Kulakova ka ndërruar jetë më 29 janar pasi ishte goditur me veturë në një vendkalim për këmbësor nga 20-vjeçari . Prokuroria kishte sqaruar që  paraprakisht është bërë kallëzim edhe për një aksident tjetër të ndodhur më 04.11.2022, pas së cilës një person ka mbetur i lënduar.

Para vendkalimit të këmbësorëve të rregulluar me semaforë që punonin në rregull në momentin e aksidentit, ai ka vazhduar lëvizjen me semafor të kuq të ndezur dhe ka goditur trupin e këmbësores-viktimës Frosina Kulakova me pjesën e përparme të majtë të veturës.