Nuk u mbajtën dy seancat gjyqësore ku i akuzuar është kryetari Merko, ish-ministri Shaqiri është dashur të jetë dëshmitar

Në Gjykatën Themelore në Strugë sot nuk do të mbahen dy seancat e caktuara kundër kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko për emërimin e paligjshëm të drejtorëve në shkollat ​​fillore për shkak të mosdorëzimit të rregullt të dokumentacionit deri te dëshmitarët. Nga gjykata për MIA-n thonë se kanë pasur probleme me dorëzimin deri te […]

tetor 21, 2024 - 22:00
 0  5
Nuk u mbajtën dy seancat gjyqësore ku i akuzuar është kryetari Merko, ish-ministri Shaqiri është dashur të jetë dëshmitar
Ramiz Merko, kryetari i Komunës së Strugës. Foto nga Ramiz Merko (Facebook)

Në Gjykatën Themelore në Strugë sot nuk do të mbahen dy seancat e caktuara kundër kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko për emërimin e paligjshëm të drejtorëve në shkollat ​​fillore për shkak të mosdorëzimit të rregullt të dokumentacionit deri te dëshmitarët.

Nga gjykata për MIA-n thonë se kanë pasur probleme me dorëzimin deri te dëshmitarët.

“Dy dëshmitarët që duhej të merren në pyetje sot, në të dyja lëndët, nuk janë në gjendje të marrin pjesë në seancë”, deklaroi avokati i Merkos, Igor Petkovski.

Në cilësinë e dëshmitarëve sot është dashur të paraqiten ish ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri dhe shefi i sektorit për financa në Komunën e Strugës, Abedin Nuroski.

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, është i akuzuar për emërimin e paligjshëm të drejtorëve në shkollat ​​fillore në fshatrat Podgorcë, Llabunishtë dhe Veleshtë dhe në “Vëllezërit Miladinovci” në Strugë. Janë bashkuar tri lëndë, ndërsa për shkollën në Veleshtë është duke u zhvilluar një lëndë e veçantë për shkak se ka më shumë të pandehur, të cilët akuzohen për “Punë e papërgjegjshme në shërbim”, e disa prej tyre ndiqen edhe për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”. Në muajin tetor, Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, për emërimin e drejtorëve në shkolla.

Më 20 qershor 2023 Departament Amerikan i Shtetit shpalli non grata, Ramis Merkon. Uashingtoni nuk do të lejojë hyrjen e tij në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm. Në njoftimin e Departamentit të shtetit thuhet se kryetar i komunës së Strugës, ka shpërdoruar fondet dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe procese të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut ndaj institucioneve demokratike të Maqedonisë së Veriut.