BDI-ja opozitare vendosi që të fillojë takimet me qytetarët, pasnesër do të jetë takimi i parë

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) u mbajt Kryesia Qendrore e kësaj parti, ku u vendos që kjo parti opozitare të fillojë konsultat me qytetarët rreth gjendjes aktuale politike, transmeton Portalb.mk. “Kryesia qendrore shpreh shqetësim edhe për marrëdhëniet ndëretnike, të cilat sulmohen nga politikat e kësaj qeveria monoetnike, pa legjitimitetin e të […]

tetor 21, 2024 - 22:00
 0  5
BDI-ja opozitare vendosi që të fillojë takimet me qytetarët, pasnesër do të jetë takimi i parë
Bashkimi Demokratik për Integrim (Selia në Reçicë të Vogël). Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) u mbajt Kryesia Qendrore e kësaj parti, ku u vendos që kjo parti opozitare të fillojë konsultat me qytetarët rreth gjendjes aktuale politike, transmeton Portalb.mk.

“Kryesia qendrore shpreh shqetësim edhe për marrëdhëniet ndëretnike, të cilat sulmohen nga politikat e kësaj qeveria monoetnike, pa legjitimitetin e të gjitha bashkësive etnike. Gjithashtu apelojmë deri te faktori ndërkombëtare, të cilët janë nënshkrues të Marrëveshjes së Paqes të Ohrit veçanërisht deri te Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian për angazhimin, vazhdimin e angazhimit të tyre për respektimin e Marrëveshjes së Paqes zë Ohrit”, apeloi Arbër Ademi pas mbledhjes së Kryesisë Qendrore.

Në konferncë u numërua si problem edhe ngecja e Maqedonisë së Veriut në rrugën euroitegruese, gjegjësisht ndarja e saj nga Shqipëria.

Ademi nuk e anashkaloi organizimin e protestave, por saktësoi që tani kjo nuk është në rend të ditë. Ai sqaroi që në rend të ditës janë takimet e degëve të BDI-së me qytetarët.

BDI-ja takimet me qytetarët do t’i fillojë të mërkurën prej në Likovë, për të vazhduar pastaj në Saraj.

Fronti Evropian, që udhëhiqet nga BDI-ja, shfuqizimin e balancuesit e ka konsideruar si vendim të motivuar politikisht dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit, ku sipas tyre është goditur stabiliteti multietnik në vend. Megjithatë, gjatë qeverisë së kaluar të përbërë nga BDI dhe LSDM është miratuar Strategjia e Reformës së Administatës Publike, ku mes tjerash shkruan se është tejkaluar nevoja për të aplikuar “Balancuesin”, i cili në praktikë shkakton keqpërdorime të shumta,

Ish-ministri i Ekonomisë nga radhët e BDI-së, Kreshnik Bekteshi, më 13 tetor vlerësoi se është e mundur rritja e tensioneve ndëretnike në vend pas shfuqizimit së balancuesit për punësimet me çelës etnik.