“O psikopate, nuk ta kam fajin unë për sëmundjen tënde”, degradon debati mes Gjestit dhe Eglit

Një përplasje e fortë ka ndodhur sot mes Eglit dhe Gjestit brenda shtëpisë, pas ballafaqimit të tensionuar që ata patën gjatë spektaklit të mbrëmshëm. Teksa përpiqeshin të sqarojnë raportin e tyre, situata ka degjeneruar në një debat me tone të larta, duke nxjerrë në pah mosmarrëveshjet e thella mes dy banorëve. Egli, e revoltuar, i […]

Mars 20, 2025 - 01:00
 0  5
“O psikopate, nuk ta kam fajin unë për sëmundjen tënde”, degradon debati mes Gjestit dhe Eglit

Një përplasje e fortë ka ndodhur sot mes Eglit dhe Gjestit brenda shtëpisë, pas ballafaqimit të tensionuar që ata patën gjatë spektaklit të mbrëmshëm.

Teksa përpiqeshin të sqarojnë raportin e tyre, situata ka degjeneruar në një debat me tone të larta, duke nxjerrë në pah mosmarrëveshjet e thella mes dy banorëve.

Egli, e revoltuar, i ka kërkuar llogari Gjestit për afrimitetin që ai ka treguar ndaj saj, duke ngritur pyetjen se si ai mund ta kishte përqafuar dhe të kishte bërë veprime që sugjeronin një pëlqim, kur sipas tij, nuk kishte ndjenja. Ajo e ka akuzuar për sjellje kontradiktore dhe i është drejtuar me fjalët: “Ti s’më ke lënë me u ndal”.

Nga ana tjetër, Gjesti ka qëndruar i palëkundur në deklaratën e tij, duke theksuar se nuk ka pasur kurrë ndjenja për Eglin. Në kulmin e debatit, ai ka bërë një deklaratë të fortë, duke i vënë në dukje edhe gjendjen e saj shëndetësore dhe duke theksuar se nuk ndihet përgjegjës për ndjenjat apo problemet e saj.

“Nuk kam faj unë për sëmundjet e tua” – ka thënë Gjesti, duke e tensionuar edhe më shumë situatën. Ai madje e ka quajtur Eglin “psikopate”, duke shkaktuar reagime të ashpra si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë.

Ky debat ka trazuar atmosferën në shtëpi dhe pritet të sjellë reagime të forta nga publiku, duke ndikuar ndjeshëm në dinamikën e lojës mes dy banorëve.