Opera dhe Baleti Nacional Shkup sot hap sezonin e ri me kantatën skenike “Karmina burana”
Dje më 15 tetor në hollin e Operës dhe Baletit Nacional u mbajt konferenca për shtyp me rastin e hapjes së sezonit të ri në Operën dhe Baletin Nacional me kantatën skenike “Karmina burana” të kompozitorit gjerman Karl Orf më 16 tetor (sot), si dhe për programin që do të vijojë në repertor, transmeton Portalb.mk. […]
Dje më 15 tetor në hollin e Operës dhe Baletit Nacional u mbajt konferenca për shtyp me rastin e hapjes së sezonit të ri në Operën dhe Baletin Nacional me kantatën skenike “Karmina burana” të kompozitorit gjerman Karl Orf më 16 tetor (sot), si dhe për programin që do të vijojë në repertor, transmeton Portalb.mk.
“Nëntori do t’i kushtohet përkujtimit të 100-vjetorit të vdekjes së kompozitorit italian Xhakomo Puçini. “Bohemia” shpallet më 8 nëntor, “Madam Baterfllaj” më 16 nëntor, “Toska” më 23 nëntor dhe “Turandot” është planifikuar për 29 nëntor. Shfaqjet do të jenë me dirigjentë dhe këngëtarë të huaj”, njoftojnë nga Opera dhe Baleti Nacional.
Informacione për shfaqjet në nëntor dhe biletat janë në dispozicion në faqen e internetit www.operabalet.mk
Në konferencën për shtyp ishin të pranishëm: Oliver Arsovski, ud drejtor i Operës dhe Baletit Nacional të IN, Hristo Sarakinov, drejtor artistik i Operës, Kire Pavlov, drejtor artistik i Baletit dhe Burhan Dibrani, shef i Sektorit të marketingut, marrëdhënie me publikun, dokumentacionit dhe shitjes.