Operacion 30 milionë euro, Milan pritet të transferojë yllin brazilian
Milan, ylli i radhës vjen nga Brazili. Sipas ge.globo.com në Brazil, edhe Milan-i është vënë në gjurmët e Wesley França, mbrojtës i djathtë i Flamengo-s i datëlindjes 2003, që në muajt e kaluar ka qenë shumë afër kalimit tek Atalanta. Bergamaskët, në fakt, kishin arritur një marrëveshje me klubin brazilian për 20 milionë euro, por […]
Milan, ylli i radhës vjen nga Brazili.
Sipas ge.globo.com në Brazil, edhe Milan-i është vënë në gjurmët e Wesley França, mbrojtës i djathtë i Flamengo-s i datëlindjes 2003, që në muajt e kaluar ka qenë shumë afër kalimit tek Atalanta.
Bergamaskët, në fakt, kishin arritur një marrëveshje me klubin brazilian për 20 milionë euro, por në fund operacioni dështoj sepse italianët nuk kanë pranuar të presin fundin e 1/8-ave të Kupës së Libertadores.
Megjithatë, shanset që Wesley të shkojë në Itali nuk janë zbehur akoma sepse për të duket se është vënë në lëvizje Milan-i, që duket se është i gatshëm të ofrojë të njëjtën shumë të ofruar nga Atalanta.
Këtë herë, Flamengo kërkon 30 milionë euro edhe sepse për lojtarin interesohen klube të Premier League si Aston Villa dhe Everton.
Kësaj i shtohet edhe fakti se lojtari do të donte të luante në fillim Botërorin për Klube me skuadrën e aktuale dhe për këtë arsye duket më i mundshëm një largim i tij në verë sesa në janar.