Operacioni anti-drogë “Freeshopi”, arrestohen tre të dyshuar- njëri prej tyre zyrtar policor
Prishtinë- Policia e Kosovës (PK) njofton se pas hetimeve disamujore, ka realizuar operacionin e koduar “Freeshopi”, ku janë arrestuar tre të dyshuar, njëri prej tyre zyrtar policor. Sipas Policisë, deri tek ky aksion erdhi pas hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë. “Gjatë realizimit të planit taktik antidroga e
Prishtinë- Policia e Kosovës (PK) njofton se pas hetimeve disamujore, ka realizuar operacionin e koduar “Freeshopi”, ku janë arrestuar tre të dyshuar, njëri prej tyre zyrtar policor.
Sipas Policisë, deri tek ky aksion erdhi pas hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë.
“Gjatë realizimit të planit taktik antidroga e Policisë së Kosovës e mbështetur edhe nga njësitet për reagim të shpejtë (NJRSH) tek personat e dyshuar dhe gjatë kontrollit në trup dhe në lokacionet të tyre ka gjetur sasi e substancave narkotike me peshë rreth 370 gram, një peshore, tri thika dhe para të gatshme (4870) euro”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se lidhur me përfshirjen e zyrtarit policor në këtë rast, menjëherë është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), për procedura të mëtejme.
“Në konsultim me Prokurorin nga Departamenti i Krimeve të Rënda është iniciuar rasti dhe tre personat e dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes për proceduar të mëtejme ligjore. Rasti mbetet të hetohet nga antidroga e Policisë së Kosovës (PK), Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prishtinë”, njofton Policia.