Një muaj paraburgim për të dyshuarin që e the*ri për vde*kje vëllain e tij në Prishtinë

Një muaj paraburgim i është caktuar Gent Myftarit që dyshohet se e vrau vëllain e tij, Auronin, të dielën në Prishtinë. “Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin G.M, për shkak të dyshimit të

tetor 29, 2024 - 13:00
 0  5
Një muaj paraburgim për të dyshuarin që e the*ri për vde*kje vëllain e tij në Prishtinë
nje-muaj-paraburgim-per-te-dyshuarin-qe-e-the*ri-per-vde*kje-vellain-e-tij-ne-prishtine

nje-muaj-paraburgim-per-te-dyshuarin-qe-e-the*ri-per-vde*kje-vellain-e-tij-ne-prishtine

Një muaj paraburgim i është caktuar Gent Myftarit që dyshohet se e vrau vëllain e tij, Auronin, të dielën në Prishtinë.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin G.M, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë. Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin G.M dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.”

Gjykata thotë se kanë vlerësuar që caktimi i masës së paraburgimit është masë adekuate dhe e domosdoshme sepse nëse lihet i dyshuari në liri ekziston rreziku i ikjes së tij.

“Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit është masë adekuate dhe e domosdoshme, sepse nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku i ikjes së tij, i njëjti mund të shmanget nga procedura penale, duke pasur parasysh rrethanat dhe mënyrën se si është kryer vepra penale, si dhe mund të ndikojë në dëshmitarë, andaj gjykata vlerëson se lënia në liri e të pandehurit mund të rrezikojë në masë të madhe zhvillimin e drejtë të procedurës penale.  Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.”