Opozita komenton fjalimin e Siljanovska Davkovës në Kuvend
Fjalimi i presidentes Gordana Siljanovska Davkova në Kuvend ishte më shumë teorik se sa pragmatik, vlerësoi deputeti i “Frontit Evropian”, Elmi Aziri. “Presidentja e shtetit e ka të vështirë të The post Opozita komenton fjalimin e Siljanovska Davkovës në Kuvend appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Fjalimi i presidentes Gordana Siljanovska Davkova në Kuvend ishte më shumë teorik se sa pragmatik, vlerësoi deputeti i “Frontit Evropian”, Elmi Aziri.
“Presidentja e shtetit e ka të vështirë të lërë profesionin e saj bazë – profesoreshë, ka munguar pjesa pragmatike, pra roli i saj kushtetues si udhëheqëse e shtetit në dhënien e drejtimeve se si të zgjidhen disa probleme në shoqëri dhe në shtet në tërësi. Ajo u kthye në disa dimensione në disa segmente të jetës shoqërore dhe politike, por për fat të keq, sipas nesh, nuk dha asnjë drejtim, pra nuk dha asnjë shans në drejtim të zbatimit të ndryshimeve kushtetuese në vendin tonë, të cilat janë një parakusht për fillimin e negociatave me BE-në. Madje në fjalën e saj disa herë iu referua nevojës për reforma brenda BE-së, që mendoj se nuk është detyrë e saj, as roli i saj, aq më tepër që vendi ynë nuk është anëtar i BE-së”, tha Aziri.
Ai u bëri thirrje liderëve të shtetit që të marrin përgjegjësi dhe vuri në dukje se ne si shtet duhet t’i realizojmë sa më shpejt obligimet tona ndaj BE-së në mënyrë që negociatat me Unionin të fillojnë sa më shpejt. Sipas Azirit, presidentja nuk i është referuar fare zhvillimeve të caktuara që, siç tha, i referohen kohezionit të brendshëm dhe marrëdhënieve ndëretnike.
“Disa vendime të marra nga Gjykata Kushtetuese, të cilat ende nuk janë marrë në mars ose maj, besoj se do të ndikojnë dukshëm në marrëdhëniet ndëretnike dhe kohezionin e brendshëm. Po ashtu, presidentja nuk është referuar fare për mosrespektimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, duke filluar nga Kuvendi, ku presidentja e shtetit para disa muajsh ishte deputete në këtë shtëpi ligjvënëse”, tha ai.
Edhe deputeti Oliver Spasovski nga LSDM-ja sot tha se fjalimi i sotëm i presidentes së vendit, Gordana Siljanovska Davkova, nuk ofroi vizion për të ardhmen e vendit.
Ai tha se ka pritur shumë tema në shoqëri të jenë pjesë e fjalimit të sotëm të Siljanovska Davkovës në Kuvend.
“Më duhet të them se dy pjesë të fjalimit, kur flet për Armatën, mbështetjen e Armatës dhe mbështetjen e të gjitha politikave që do të nënkuptonin përmirësimin e situatës në Armatë dhe përmirësimin e standardit të jetesës së të gjithë personave ushtarakë dhe civilë në Armatë, është diçka për të cilën do të ketë mbështetje nga ne. Dhe së dyti, mbështetja e mundësive të barabarta, përfshirja e gruas në politikë e kështu me radhë, është deklarativisht e mirë si qëndrim i presidentit të një vendi. Por, pres që deklarativiteti përmes ndikimit përmes fjalës së shprehur publikisht të përkthehet në politika”, theksoi Spasovski në konferencën për media në Kuvend.
Ndër të tjera, ai tha se ka pritur që ajo publikisht ta dënojë miratimin e Ligjit për prokurime publike, me të cilin, siç shtoi, shkatërrohet transparenca dhe pret e i bën thirrje të mos e firmosë këtë dekret – Ligjin për Prokurime Publike.
Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova ka adresuar një sërë kritikash në fjalimin e saj për fundvit. Ajo thotë se nuk ka logjik që shtetas të Maqedonisë të bëjnë tifo për ekip të huaj, në ndeshje ku merr pjesë Maqedonia e Veriut, ndërsa bën thirrje që gjithashtu të mos mbështeten në garë politike kandidatët që vijnë nga shtete e huaja.
“Të mësojmë, të bëjmë dallomini mes interesit shtetëror dhe atij partiak. Është jologjike që të mbështesim kandidatë të shteteve të tjera, kur i kemi të tanët, qoftë edhe nëse vijnë nga radhët e opozitës. Është jologjike që në ndeshje ku merr pjesë reprezentacioni i Maqedonisë, të bëjmë tifo për ekipin e huaj. Që të mund të përparojmë, ne duhet t’i japim fund sjelljes vetshaktërruese”, tha mes tjerash presidentja Siljanovska-Davkova.
The post Opozita komenton fjalimin e Siljanovska Davkovës në Kuvend appeared first on Flaka, në çdo lajm... .