Iniciativën e ribashkimit e nxiti Isen Shabani nga krahu i Ziadin Selës, por ky i fundit e refuzoi!

Është dashur deklarata e Ziadin Selës gjatë të mërkurës kur Arben Taravarin e quajti intrigant, të zhvillohet një debat në distancë mes dy prijësve krysorë deri dje të Aleancës për The post Iniciativën e ribashkimit e nxiti Isen Shabani nga krahu i Ziadin Selës, por ky i fundit e refuzoi! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 26, 2024 - 03:00
 0  6
Iniciativën e ribashkimit e nxiti Isen Shabani nga krahu i Ziadin Selës, por ky i fundit e refuzoi!

Është dashur deklarata e Ziadin Selës gjatë të mërkurës kur Arben Taravarin e quajti intrigant, të zhvillohet një debat në distancë mes dy prijësve krysorë deri dje të Aleancës për Shqiptarët.

Nga qendra e mediave në Kuvend, Sela u përgjigj në pyetjen për një ribashkim të mundshëm të dy krahëve të irutuar mes veti të Aleancës për Shqiptarët.

“Unë bashkëpunëtori i Taravarin nuk kam qenë, kështu e ka interpretuar. Ai ka qenë bashkëpunëtori imë. Gjërat duhet thënë ashtu sic janë, të mos shohe ëndrra. Kam shpresuar që e kam pas bashkëpunëtor dhe jo intrigant, i cili më ka qëndruar pas shpine për të gjetur momentin e volitshëm, për të bërë atë që bëri. I kam ca partime që besoj, nuk gënjej por kur gënjehem dhe tradhëtohet besimi imë, vështirë e kam që të ulem të bisedoj me atë që ka ikur”, tha Sela.

E personi i apostrofuar , ministri i Shëndetësisë dhe lideri i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, i është përgjigjur shkurt deklaratave të Ziadin Selës, i cili, gjatë ditës së sotme e ka quajtur intrigant Taravarin.

“Deklarata e dikujt që mendoja se e njihja më tregoi sot se disa njerëz i ndryshon halli shumë…
Nuk i shkonin as fjalët që tha dhe as njerëzit që i rrinin prapa! Për të ardhur keq!”, ka shkruar Taravari.

Bashkëpunimi dhe afrimi mes tyre lindi nga debati televiziv në Tv Globi – Gostivar, nga Isen Shabani eksponent i lartë i ASH-së së krahut të Selës.

Ziadin Sela dhe Arben Taravari vitin 2025 pritet ta nisin me një takim të përbashkët. Kështu të paktën premtohet nga Isen Shabani, nënkryetari i ASH-së, krahu i Selës. Ai në emisionin “Politica” në televizionin Globi, premtoi se iniciativën do ta ndërmarrë personalisht për të ulur Selën dhe Taravarin.

“E premtojë publikisht dhe e them tash, ja e premtojë këtu, po si do të jetë, do ta shohim”, deklaroi Shabani. duke shtuar që Sela nuk është pro ndarjes së partisë dhe të gjithë, siç ai shprehet, dëshirojnë ta shohin ASH-në siç ka qenë dikur.

“Jo, assesi. Nuk është edhe për ndarjen, por duhet parë mundësitë se si të bëjmë një mes të përbashkët dhe Aleanca të jetë ajo Aleanca që ka qenë”, tha Shabani, por deklarata e Ziadin Selës nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, e dëshmoi të kundërtën.

Për të nxitur ribashkimin, Flaka pyeti liderin e ASH-së Arben Taravari për këtë iniciativë të Shabanit. Në intervistën – 5 pyetje flakë, Taravari  lideri i Aleancës për Shqiptarët – ASH, Arben Taravari është pyetur për këtë bashkëpunim të mundshëm. Taravari ka lënë të hapur mundësinë e ribashkimit të ASH-së.

Në pyetje nëse do të mund të shohim një Aleancë për Shqiptarët të unifikuar, Taravari thotë që: Jam i hapur të bashkëpunoj me cilindo që ndajmë vizion të njëjtë e që duam pushtet për shtet e jo shtet për pushtet. 

“Unë jam i qetë sepse në asnjë moment nuk ofendova apa denigrova figurën e z.Sela i cili ka qenë prej 9 vitesh bashkëpunëtori im i ngushtë. Ai zgjodhi Ali Ahmetin dhe kjo ishte çudi për të gjithë, por le të themi se jeta është ndërtuar edhe me çudi. Jam i hapur të bashkëpunoj me cilindo që ndajmë vizion të njëjtë e që duam pushtet për shtet e jo shtet për pushtet”, tha Taravari për Flaka.

The post Iniciativën e ribashkimit e nxiti Isen Shabani nga krahu i Ziadin Selës, por ky i fundit e refuzoi! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .