Orban sot nis vizitën dyditore në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri Hristian Mickoski, siç informoi shërbimi qeveritar për shtyp, të premten do të realizojë takim tet-a-tet me kolegun e tij hungarez, Victor Orban në vilën kryeministrore në Ohër, ndërsa në suaza të vizitës do të realizohen edhe një sërë takime bilaterale të ministrave të vendit me kolegët e resorëve nga delegacioni hungarez. Të premten do […]

shtator 26, 2024 - 12:00
 0  6
Orban sot nis vizitën dyditore në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri Hristian Mickoski, siç informoi shërbimi qeveritar për shtyp, të premten do të realizojë takim tet-a-tet me kolegun e tij hungarez, Victor Orban në vilën kryeministrore në Ohër, ndërsa në suaza të vizitës do të realizohen edhe një sërë takime bilaterale të ministrave të vendit me kolegët e resorëve nga delegacioni hungarez.

Të premten do të mbahet edhe mbledhje e përbashkët ndërqeveritare në hotelin Ineks Gorica në Ohër, ndërsa pas përfundimit të mbledhjes në lokacionin e njëjtë pritet konferencë për shtyp të mbajnë dy kryeministrat.

Siç informojnë nga Qeveria, në margjina të vizitës dyditore është paraparë shëtitje në Ohër, vizitë në kishën e Shën Mërisë, Teatrin antik dhe kompleksin e manastireve Shën Naum, ndërsa kryeministrat e dy vendeve do të vendosin lule para përmendores së Shën Kirilit dhe Metodit në Ohër.

Në Ohër policia ndërmori masa të domosdoshme sigurie, ndërsa për sigurinë dhe lëvizjen e papenguar të delegacionit nëpër qytet dhe rrethinë është paralajmëruar regjim i përkohshëm i komunikacionit.

Gjatë samitit të NATO-s në Uashington që u mbajt në gjysmën e parë të korrikut, Mickoski dhe Orban dakorduan kredi nga Hungaria në vlerë prej 500 milionë eurove. Më 17 shtator ligji për kredinë hungareze u votua në Kuvend, me procedurë të shkurtuar.

Kredia nga Eksport – import banka hungareze, shoqatë private me përgjegjësi të kufizuara, do të tërhiqet në një transhë, afati i pagesës është 15 vite, me grejs periudhë të përgjithshme prej tre viteve, ndërsa norma e interesit është fikse dhe paraqet 3,25 për qind. Do të paguhet në 24 këste gjysmëvjeçare, më 15 shkurt dhe 15 gusht të secilit vit.

Orban në vitin 2013 ishte për vizitë zyrtare në vend, kur edhe u dekorua me Mirënjohjen “8 Shtatori” për merita të jashtëzakonshme për zhvillim dhe përforcim të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunim paqësor të Maqedonisë dhe Hungarisë. Dekoratën ia dorëzoi presidenti i atëhershëm, Gjorgje Ivnaov, ndërkaq pati takime edhe me kryeministrin e atëhershëm, Nikolla Gruevski./TV21/