Osmani: 26 vjet më parë në Reçak njerëzorja dhe mizorja patën ndeshjen më makabre në këtë pjesë të Evropës

Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar sot fshatin Reçak me rastin e 26 vjetorit të masakrës nga forcat serbe. Osmani ka thënë se Reçaku është një fshat i vogël por me histori të madhe, transmeton Front Online. Ajo tutje ka deklaruar se pasardhësit e viktimave , dëshmojnë pathyshmërinë e qëndresën e popullit tonë, përkundër sakrificës e

Jan 15, 2025 - 19:00
 0  4
Osmani: 26 vjet më parë në Reçak njerëzorja dhe mizorja patën ndeshjen më makabre në këtë pjesë të Evropës
osmani:-26-vjet-me-pare-ne-recak-njerezorja-dhe-mizorja-paten-ndeshjen-me-makabre-ne-kete-pjese-te-evropes

osmani:-26-vjet-me-pare-ne-recak-njerezorja-dhe-mizorja-paten-ndeshjen-me-makabre-ne-kete-pjese-te-evropes

Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar sot fshatin Reçak me rastin e 26 vjetorit të masakrës nga forcat serbe.

Osmani ka thënë se Reçaku është një fshat i vogël por me histori të madhe, transmeton Front Online.

Ajo tutje ka deklaruar se pasardhësit e viktimave , dëshmojnë pathyshmërinë e qëndresën e popullit tonë, përkundër sakrificës e dhimbjes së madhe.

“Sot ishim në Reçak, në fshatin e vogël me histori të madhe, aty ku 26-vjet më parë, njerëzorja dhe mizorja patën ndeshjen më makabre në këtë pjesë të Evropës.Kujtesa jonë është mburojë kundër harresës dhe garanci që krime të tilla nuk do të përsëriten kurrë më”.

‘Të rinj, të reja e fëmijë që takuam sot, janë brezi i ri i Reçakut, pasardhësit e viktimave, që dëshmojnë pathyeshmërinë e qëndresën e popullit tonë, përkundër sakrificës e dhimbjes së madhe. Lavdi të martirëve e dëshmorëve të Reçakut”, ka shkruar Osmani.

Postimi i plotë:

Sot ishim në Reçak, në fshatin e vogël me histori të madhe, aty ku 26-vjet më parë, njerëzorja dhe mizorja patën ndeshjen më makabre në këtë pjesë të Evropës.

Kujtesa jonë është mburojë kundër harresës dhe garanci që krime të tilla nuk do të përsëriten kurrë më.

Të rinj, të reja e fëmijë që takuam sot, janë brezi i ri i Reçakut, pasardhësit e viktimave, që dëshmojnë pathyeshmërinë e qëndresën e popullit tonë, përkundër sakrificës e dhimbjes së madhe.

Lavdi të martirëve e dëshmorëve të Reçakut!