Osmani: Anëtarësimi në NATO do t’i jep fund apetiteve hegjemoniste e destabilizuese të Serbisë ndaj Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani në seancën e përbashkët mes kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë ka folur për integrimin evropian të vendit. Para të pranishmëve, ajo tha se angazhimi i Kosovës për anëtarësim në BE është i pandashëm. “Edhe Kosova si përherë mbetet me përkushtim të palëkundur për integrim evropian dhe angazhimi ynë në këtë drejtim është
Presidentja Vjosa Osmani në seancën e përbashkët mes kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë ka folur për integrimin evropian të vendit.
Para të pranishmëve, ajo tha se angazhimi i Kosovës për anëtarësim në BE është i pandashëm.
“Edhe Kosova si përherë mbetet me përkushtim të palëkundur për integrim evropian dhe angazhimi ynë në këtë drejtim është i përditshëm. Aspirata jonë nuk është për anëtarësim në BE nuk është vetëm një qëllim politik, por pasqyrim i asaj kush jemi dhe çfarë përfaqësojmë, pasqyrim i identitetit tonë dhe i vizionit tonë. Kombi ynë mbrojti portën e fundit të Evropës qindra vite para se të themelohej BE, prandaj vlerat që qëndrohet BE-ja sot qëndrojnë edhe në themelet e kombit tonë”.
“Fatkeqësisht pengesat me të cilat Kosova përballet Kosova në këtë drejtim janë tejet të mëdha padrejtësisht ndaj kombit të Kosovës, sa vijnë e rriten, për ti përballuar këto na duhet mbështetja e Shqipërisë, BE do të jetë më i sigurt dhe më i plotë me shtetet tona”, tha Osmani.
Më tutje, ajo theksoi se: “Anëtarësimi në NATO do t’i jep përfundimisht fund apetiteve hegjemoniste e destabilizuese të Serbisë ndaj Kosovë, për të arritur këtë të ardhme të përbashkët është jetike që ne të forcojmë bashkëpunimin, koordinimin vazhdimisht”.