Osmani për Alban Bujarin: Përmes fotografive të tij, masa*krat e Kosovës u bënë dëshmi para botës

Presidentja, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen Bujari dhe grupin “Koha”, me rastin e vdekjes së fotoreporterti, Alban Bujarit. Osmani thotë se këtë lajm e mori me dhimbje të thellë, për ndarjen e parakohshme nga jeta të, ikonës së fotografisë dhe dëshmitarit të pashoq të historisë. “Nëpërmjet objektivit, ai dokumentoi të vërtetën e Kosovës në vitet

shkurt 28, 2025 - 14:00
 0  4
Osmani për Alban Bujarin: Përmes fotografive të tij, masa*krat e Kosovës u bënë dëshmi para botës
osmani-per-alban-bujarin:-permes-fotografive-te-tij,-masa*krat-e-kosoves-u-bene-deshmi-para-botes

osmani-per-alban-bujarin:-permes-fotografive-te-tij,-masa*krat-e-kosoves-u-bene-deshmi-para-botes

Presidentja, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen Bujari dhe grupin “Koha”, me rastin e vdekjes së fotoreporterti, Alban Bujarit.

Osmani thotë se këtë lajm e mori me dhimbje të thellë, për ndarjen e parakohshme nga jeta të, ikonës së fotografisë dhe dëshmitarit të pashoq të historisë.

“Nëpërmjet objektivit, ai dokumentoi të vërtetën e Kosovës në vitet më të vështira, duke na lënë një arkiv të jashtëzakonshëm kujtese dhe historie. Nga momentet e para të luftës së UÇK-së, ai rrezikoi jetën e tij për t`ia treguar botës imazhet që dëshmuan luftën, sakrificën dhe vuajtjen e popullit tonë”.

“Përmes fotografive të tij, masakrat në Prekaz, Reçak dhe Rogovë nuk mbetën vetëm plagë të kujtesës sonë, por u bënë dëshmi e krimeve ndaj Kosovës para syve të botës. Me profesionalizëm dhe guxim të rrallë, ai e bëri historinë të pavdekshme përmes imazhit, duke na lënë një trashëgimi të çmuar për brezat që do të vijnë”, ka shkruar e para e vendit.