Osmani takon Rutten: Kosova e përkushtuar për të qenë partnere e besueshme e NATO-s

Në kuadër të Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Osmani thotë të ketë thekuar rolin e NATO-s për garantim e stabilitetit rajonal. “Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, në Samitin e EPC në Danimarkë.

tetor 2, 2025 - 16:30
 0
Osmani takon Rutten: Kosova e përkushtuar për të qenë partnere e besueshme e NATO-s
Osmani takon Rutten: Kosova e përkushtuar për të qenë partnere e besueshme e NATO-s

Osmani takon Rutten: Kosova e përkushtuar për të qenë partnere e besueshme e NATO-s

Në kuadër të Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Osmani thotë të ketë thekuar rolin e NATO-s për garantim e stabilitetit rajonal.

“Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, në Samitin e EPC në Danimarkë. Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të riafirmuar gatishmërinë tonë për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor. Theksova po ashtu rolin vendimtar të NATO-s në garantimin e stabilitetit rajonal, si dhe përkushtimin e Kosovës për të qenë partnere e besueshme në përballjen me sfidat e përbashkëta”, ka shkruar Osmani.