“Pacienti ka ardhur në gjendje të rëndë”, nga QKUK flasin për shëndetin e të moshuarit që u shkel nga vetura

Një i moshuar është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK. Gazeta Insajderi raporti se si një veturë në magjistralen Podujevë-Prishtinë kishte goditur një të moshuar. Gjendjen e tij e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla. “Pacienti ka ardhur në gjendje të rëndë”, tha ai. Aksidenti […]

Prill 30, 2024 - 05:00
 0  4
“Pacienti ka ardhur në gjendje të rëndë”, nga QKUK flasin për shëndetin e të moshuarit që u shkel nga vetura

Një i moshuar është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK. Gazeta Insajderi raporti se si një veturë në magjistralen Podujevë-Prishtinë kishte goditur një të moshuar.

Gjendjen e tij e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla.

“Pacienti ka ardhur në gjendje të rëndë”, tha ai.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Lluzhan.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës ndonëse një raport zyrtar për rastin ende nuk kanë dërguar.