Gold AG: Fëmijët s’i llastoj me “Gucci” e “Louis Vuitton”
Reperi Arian Agushi i njohur si Gold AG i ftuar në një program televiziv u ndal edhe te fëmijëria. Në një reflektim mes ndryshimeve që ka patur fëmijëria e tij me atë të dy djemve, Guerilit dhe Frontit, këngëtari bëri një krahasim ku ndau edhe një dhimbje: fëmijërinë pa praninë e babait. Ai uron që […]
Reperi Arian Agushi i njohur si Gold AG i ftuar në një program televiziv u ndal edhe te fëmijëria.
Në një reflektim mes ndryshimeve që ka patur fëmijëria e tij me atë të dy djemve, Guerilit dhe Frontit, këngëtari bëri një krahasim ku ndau edhe një dhimbje: fëmijërinë pa praninë e babait.
Ai uron që të ketë mundësinë t’i qëndrojë gjithnjë pranë fëmijëve të tij, për të cilët kujdeset që të edukohen dhe rriten në mënyrë modeste, larg luksit të tepruar.
Moderatorja: Çfarë mendon që fëmijët e tu duhet ta kenë dhe e kanë sot që ti nuk e ke patur dot gjatë fëmijërisë tënde, që të ka munguar?
Gold AG: Babain. Këta e kanë, unë s’e kam pasur. Unë jam rritur pa baba, jam rritur veç me nënën dhe tani mundohem që kohën më të madhe t’ua kushtoj atyre.
Unë e di çfarë është të të mungojë prindi. Ndoshta dikush është rritur pa të dy, pa nënë e pa baba, nëna ime është rritur pa babain e pa nënën por këtyre nuk u mungon babai për momentin.
Shpresoj të kem jetë të gjatë e t’i shoh që kur të bëjnë ca vite, të shoh sukseset e tyre, sado që jetojmë, prapëseprapë një fund është diku.
Sa u përket gjërave të tjera, nuk kam qejf t’i llastoj me gjëra të tepërta se jetojmë në një vend ku ndoshta jo të gjithë i kanë kushtet si duhet kështu që nuk kam qejf t’i llastoj me firma të ndryshme, t’i vesh me Gucci, Louis Vuitton e gjëra, kam qejf që të shkojnë siç janë fëmijët e tjerë, mos të dallohet që është djali im.