Palevski po merret në pyetje sot për vrasjet e Vanjës dhe Pançes
Gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit vazhdon sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, me dëshminë e të pandehurit Ljupço Palevski, i cili do t’u përgjigjet pyetjeve të kryqëzuara nga Prokuroria dhe mbrojtja. Palevski, i cili është një nga të pandehurit kryesorë në këtë rast, mohoi fajësinë në seancën e […]


Gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit vazhdon sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, me dëshminë e të pandehurit Ljupço Palevski, i cili do t’u përgjigjet pyetjeve të kryqëzuara nga Prokuroria dhe mbrojtja. Palevski, i cili është një nga të pandehurit kryesorë në këtë rast, mohoi fajësinë në seancën e mëparshme dëgjimore dhe i përshkroi provat kundër tij si manipuluese dhe të paplota. Ai pretendon se ditën e vrasjeve ishte i zënë me detyrime private dhe takime partiake, nuk ishte në kontakt me të pandehurit e tjerë, as nuk po drejtonte makinën “Citroen” të përmendur në aktakuzë, transmeton Portalb.mk.
Avokati i Palevskit, Jovica Strashevski, vuri në dukje se ka mospërputhje të konsiderueshme midis provave dhe deklaratave të Prokurorisë, duke e quajtur këtë si dëshmi vendimtare për të hedhur dritë mbi çështjen.
Deri më tani në gjyq, të gjithë të pandehurit kanë dëshmuar, si dhe babai i Vanjës. Velibor Manev pretendon se Palevski ishte organizatori, ndërsa të pandehurit e tjerë mohuan pjesëmarrjen ose theksuan se kishin rol mbështetës.
Sipas akuzës, Lupço Palevski, Boro Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski, akuzohen se bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim. Përderisa grabitja e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles ishte bërë me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup.
Gjykimi për këtë rasti filloi më 20 shtator 2024. Të dyshuar për këtë rast janë edhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov, Ljupço Palevski-Palço dhe Aleksandar Gjorçevski, E mitura Vanja Gjorçevska, e cila ishte raportuar e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe, me origjinë nga Velesi, i cili, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor. I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit është Ljupço Palevski-Palço, i cili më 15 maj u ekstradua nga Turqia në vend, ku u gjet dhe u arrestua pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet maqedonase përmes Interpolit.