Pamje nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës ku humbën jetën tre fëmijë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen Jabllanicë të Gjakovës, ku një shtëpi është shembur, duke zënë brenda tre të mitur. Siç mëson Insajderi, viktimat janë një 14-vjeçar dhe dy të tjerë 15-vjeçarë. Burime të Insajderit konfirmojnë se fëmijët u nxorën nga rrënojat dhe u dërguan me urgjencë në Spitalin e Gjakovës. Pavarësisht […]
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen Jabllanicë të Gjakovës, ku një shtëpi është shembur, duke zënë brenda tre të mitur.
Siç mëson Insajderi, viktimat janë një 14-vjeçar dhe dy të tjerë 15-vjeçarë.
Burime të Insajderit konfirmojnë se fëmijët u nxorën nga rrënojat dhe u dërguan me urgjencë në Spitalin e Gjakovës.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, tre të miturit nuk kanë arritur t’i mbijetojnë plagëve të rënda dhe kanë ndërruar jetë.
Trupat e tyre ndodhen në Spitalin e Gjakovës, ndërsa autoritetet janë duke hetuar shkaqet e shembjes së shtëpisë.