Pamje të frikshme! Shihni si ‘përpijnë’ valët gjigande shtëpitë (VIDEO)

Pamje që të ngjallin frikën. Të tilla janë pamjet që vijnë nga Karolina e Veriut, ku kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur gjashtë shtëpi u shembën pasi u goditën nga valët e Oqeanit Atlantik. Sipas Washington Post, imazhe të tilla janë të zakonshme përgjatë bregdetit të shtetit të prekur nga erozioni. Pesë nga shtëpitë […] The post Pamje të frikshme! Shihni si ‘përpijnë’ valët gjigande shtëpitë (VIDEO) appeared first on InfoShqip.com.

tetor 2, 2025 - 19:30
 0
Pamje të frikshme! Shihni si ‘përpijnë’ valët gjigande shtëpitë (VIDEO)

Pamje që të ngjallin frikën. Të tilla janë pamjet që vijnë nga Karolina e Veriut, ku kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur gjashtë shtëpi u shembën pasi u goditën nga valët e Oqeanit Atlantik.

Sipas Washington Post, imazhe të tilla janë të zakonshme përgjatë bregdetit të shtetit të prekur nga erozioni. Pesë nga shtëpitë – të pabanuara – u shembën të martën në zonën e Haterës brenda 45 minutash, për fat të mirë pa asnjë të lënduar, vetëm për t’u pasuar nga një e gjashtë disa orë më vonë. Zyrtarët e Shërbimit të Parkut Kombëtar u bënë thirrje vizitorëve të qëndrojnë larg rrënojave dhe të jenë të kujdesshëm “për shkak të mbeturinave potencialisht të rrezikshme” në plazh dhe në valë.

Valët që goditën bregdetin e Karolinës së Veriut të martën ishin veçanërisht të forta, me një periudhë 15-sekondëshe, e cila i referohet kohës midis kreshtave të valëve. Sa më e gjatë kjo periudhë, aq më shumë energji mbartin valët.

The post Pamje të frikshme! Shihni si ‘përpijnë’ valët gjigande shtëpitë (VIDEO) appeared first on InfoShqip.com.