Paraburgim për 41-vjeçari nga fshati Poroj, i dyshuar për vrasjen para 11 vjetëve
Nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmojnë se dje rreth orës 16:30, është arrestuar personi SH.SH., 41 vjeç nga fshati Poroj, i cili dyshohet se ka kryer vrasjen e datë 12.10.2013, në rrugën rajonale Pirok-Zherovjan. “Pas urdhrit të Gjykatës Themelore të Tetovës, është kryer bastisje në shtëpinë e Sh.Sh.. Ndaj personit është parashtruar kallëzim penal, […]
Nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmojnë se dje rreth orës 16:30, është arrestuar personi SH.SH., 41 vjeç nga fshati Poroj, i cili dyshohet se ka kryer vrasjen e datë 12.10.2013, në rrugën rajonale Pirok-Zherovjan.
“Pas urdhrit të Gjykatës Themelore të Tetovës, është kryer bastisje në shtëpinë e Sh.Sh.. Ndaj personit është parashtruar kallëzim penal, ndërsa Gjykata Themelore e Tetovës i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh”, njoftojnë nga MPB.
41-vjeçari dyshohet për vrasjen e para 11 vjetësh, respektivisht vrasjen më 12 tetor 2013, ku mbet i vdekur M.A.(32).
M.A. ishte gjetur pa shenja jete në veturën e tij.