VLEN: Gënjeshtrat e BDI-se po çmontohen për çdo ditë!
“Gënjeshtrat e BDI-se po çmontohen për çdo ditë, një nga një! Për 22 vjet kjo parti ka qeverisur duke mjegulluar opinionin me gënjeshtra e dezinofmata, gjë që po e bënë edhe nga roli i opozitës”, thuhet ne reagimin e VLEN. “E fundit është përpjekja për të hutuar qytetaret e Sarajit se kinse numri i këshilltarëve […]
“Gënjeshtrat e BDI-se po çmontohen për çdo ditë, një nga një! Për 22 vjet
kjo parti ka qeverisur duke mjegulluar opinionin me gënjeshtra e
dezinofmata, gjë që po e bënë edhe nga roli i opozitës”, thuhet ne reagimin e VLEN.
“E fundit është përpjekja për të hutuar qytetaret e Sarajit se kinse
numri i këshilltarëve shqiptarë në Saraj do të pakësohet në bazë të
regjistrimit të vitit 2021, ligj të cilin vetë e kanë votuar. VLEN
demanton ushtruesin e detyrës në Komunën e Sarajit, Ilas Veseli, dhe
dirigjentin e tij, Blerim Qoseto Bexheti, për gënjeshtrën e publikuar që
numri i këshilltarëve do të ulet në Komunën e Sarajit, pra sipas tyre
Komuna e Sarajit aktualisht ka 23 këshilltarë dhe me ndryshimet e radhës
do të ketë 19 këshilltarë. Kjo është e pavërtetë dhe gënjeshtër e
pastër.
Ne e demantojmë këtë përmes fakteve si vijojnë: Komuna e Sarajit ka
pasur 19 këshilltarë edhe me vendimin e fundit të qeverisë do të ketë
sërish 19 këshilltarë”, vijon reagimi i VLEN.
“Pra, emrat e këshilltarëve aktual në Komunën e Sarajit figurojnë edhe në
faqen zyrtare të komunës mund t’i shihni e verifikoni. Janë 19
këshilltarë me emër e mbiemër, prandaj ne nuk e dimë ku janë sot edhe
ata katër kolegë këshilltarë të Veselit, që sipas tij qenkan 23.
Prandaj, VLEN kërkon nga Blerim Qoseto bashkë me pasuesin e tij të
dëshmojnë e të nxjerrin emrat e 23 këshilltarëve të pretenduar. Sqarojmë
që, këshilltarët personal të tyre nuk mund të futen në listën e
këshilltarëve komunal.
Kujtojmë që, regjistrimi i popullsisë ndodhi kur BDI ishte në pushtet,
prandaj për pasojat eventuale të regjistrimit nuk kanë të drejtë të
ankohen, sepse kur ishte koha të flasin ata zgjedhën të heshtin. Kjo
është një injorancë e paparë deri më tani, në fakt shpalosë injorancën e
të frikësuarve nga e vërteta për pavlefshmërinë e vet.
Kujtojmë opinionin se gënjeshtra tjetër që u demaskua është pretendimi i
BDI-së se Korridori 8 nuk do të bëhet. Ky korridor do të bëhet edhe atë
pa njolla, dhe është prioritet mbi prioritetet e Koalicionit VLEN dhe
Qeverisë tonë. Bëjmë apele BDI-së që të gjejnë forma më kreative e të
bërit politikë, e jo me gënjeshtra e shpifje.
Gënjeshtra ka afat përdorimi vetëm për aq kohë sa atë mund ta mbrojë
gënjeshtari i pushtetshëm, e gënjeshtrat e manipulimet kanë marrë fund
me ardhjen e Koalicionit VLEN në pushtet, dhe do t’i demaskojmë gjitha
gënjeshtrat që BDI dëshiron t’i plason në opinion.
VLEN ka nevojë për një opozitë konstruktive, jo për një opozitë që vetëm
përpiqet të krijojë mjegull dhe konfuzion
VLEN është garanca e shqiptarëve!”, mbyllet reagimi i VLEN.