Paraburgim për një person nga Shkupi, dyshohet për plaçkitje dhe vjedhje të rënda

Prokuroria themelore publike në Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një 26-vjeçari i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale “grabitje” dhe “vjedhje të rënda”. “Viktimat kanë qenë gra apo vajza të mitura, të cilat i dyshuari i ka sulmuar në lokacione të ndryshme në Qendër dhe Aerodrom dhe ua ka […]

dhjetor 9, 2024 - 12:00
 0  8
Paraburgim për një person nga Shkupi, dyshohet për plaçkitje dhe vjedhje të rënda

Prokuroria themelore publike në Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një 26-vjeçari i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale “grabitje” dhe “vjedhje të rënda”.

“Viktimat kanë qenë gra apo vajza të mitura, të cilat i dyshuari i ka sulmuar në lokacione të ndryshme në Qendër dhe Aerodrom dhe ua ka marrë çantat, çantat e shpinës, kuletat, bizhuteritë, telefonat dhe sende të tjera me vlerë”.

“Janë siguruar prova që japin dyshimin e arsyeshëm se ai është kryerës i së paku pesë veprave të tilla, gjatë të cilave ka përfituar dobi pasurore kundërligjore prej rreth 100.000 denarë”.

“Meqenëse ekzistojnë rrethana që tregojnë për rrezikun e arratisjes, mundësinë e ndikimit në procedurë dhe veçanërisht mundësinë e përsëritjes së veprave të tilla dhe të ngjashme, prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin”, thonë nga Prokuroria.