Parashikimi i motit për ditën e sotme në vendin tonë
Këtë të mërkurë, qytetarët do të zgjohen nën një qiell kryesisht të vranët. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat minimale do të luhaten mes 1 dhe 3°C, ndërsa gjatë ditës parashikohen 6 deri në 9°C. Vende-vende do të shfaqen riga shiu, të cilat mund të rikthehen herë pas here gjatë ditës, duke


Këtë të mërkurë, qytetarët do të zgjohen nën një qiell kryesisht të vranët. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat minimale do të luhaten mes 1 dhe 3°C, ndërsa gjatë ditës parashikohen 6 deri në 9°C.
Vende-vende do të shfaqen riga shiu, të cilat mund të rikthehen herë pas here gjatë ditës, duke e bërë motin edhe më të paparashikueshëm. Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi, me shpejtësi 1–6 m/s.
