Pas ‘arratisjes’, Gjesti ka një mesazh për familjen dhe publikun
Një zhvillim i papritur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, mbrëmë ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe mediave, pasi një postim i rishpërndarë në faqen zyrtare të Gjestit në Instagram ka lënë hapësirë për spekulime rreth dëshirës së tij për t’u larguar nga loja. Fansat në rrjete sociale raportojnë se Gjesti ka kapërcyer murin […]


Një zhvillim i papritur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, mbrëmë ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe mediave, pasi një postim i rishpërndarë në faqen zyrtare të Gjestit në Instagram ka lënë hapësirë për spekulime rreth dëshirës së tij për t’u larguar nga loja.
Fansat në rrjete sociale raportojnë se Gjesti ka kapërcyer murin në oborr dhe pastaj është rikthyer në shtëpi.
E pas kësaj ka ardh edhe një zarf i zi, ku thuhet se të shtunen do të merret vendimi për Gjestin.
Në një moment Gjesti iu ka dërguar një mesazh familjes së tij.
“Baba jem, nana jem, familja jem, mirë jam. Publik i dashur mirë jam, vec një moment të vështirë e pata”, thotë Gjesti.