Pas Durmishit edhe shefi i kabinetit të Aliut në “aksion” për të dëshmuar se Ministria i ka dhënë paratë për projektin “Mokna”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, të dielën postoi një video nga Istogu për një projekt Nga Bjeshka e Moknës dhe rruga e re prej 19.1 kilometrave që po ndërtohet aty. Pas videos nga Istogu, kanë ardhur reagime nga Lëvizja Vetëvendosje due thënë se projekti financohet nga Ministria e Infrastrukturës. Për këtë […]
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, të dielën postoi një video nga Istogu për një projekt Nga Bjeshka e Moknës dhe rruga e re prej 19.1 kilometrave që po ndërtohet aty.
Pas videos nga Istogu, kanë ardhur reagime nga Lëvizja Vetëvendosje due thënë se projekti financohet nga Ministria e Infrastrukturës.
Për këtë të dielën ka reaguar zëvendëskryeministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
Pas tij, edhe Valon Hoti, shef i kabinetit të ministrit Liburn Aliu.
Ai ka thënë se “manipulimet nuk kalojnë”, duke theksuar se projekti është i financuar nga Ministria e Infrastrukturës.
“Manipulimet nuk kalojnë ndërsa punimet për projektin “Livadhet e Istogut – Mokna vazhdojnë. Ilir Ferati e paska bërë një reagim të lodhët. Vetëm një gjë paska harruar qëllimisht. Atë më të rëndësishme për realizimin e një projekti infrastrukturor, pra financat. Kush e financon projektin Livadhet e Istogut – Mokën, faza II? Komplet ky projekt financohet nga MMPHI. Vlera e tij është 2.9 milionë euro, kurse procedurat i ka ndjekur komuna sepse është rrugë lokale”.
“E sa për ligjërata, zakonisht ato i keni të bazuara në manipulime, mashtrime e gënjeshtra. Është mirë që Lumirin kur të vjen herë tjera në Istog të mos e gënjesh sepse “Rrena i ka këmbët e shkurtëra”. Por, siç duket, edhe atij e edhe juve po ju pëlqen të jetoni në gënjeshtra e iluzione, meqë sondazhet e të gjitha matjet e opinionit publik, ju tregojnë për teposhtzën që keni marrë. Përndryshe, shuma e projekteve për 3 vite që MMPHI ka mbështetur komunën e Istogut është mbi 10 milionë euro dhe janë të listuata në tabelen që shihni. Projektet për të gjithë qytetart pa dallim sigurisht që nuk do ndalen. Gjithsesi, edhe demantimi i gënjeshtrave të tilla poashtu”, ka shkruar ai, në Facebook.