Pas eliminimit nga Big Brother, Ilnisa Agolli zbulon banorët që sheh në finale të këtij edicioni

Ilnisa Agolli pas daljes së saj nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 3 në ‘Fan Club’ ka zbuluar emrat e katër banorëve të cilët ajo i sheh si finalistë. Pavarësisht përplasjeve që pati me Egla Cenon, gazetarja tha se e sheh edhe atë në finale dhe se është kurioze të shohë sesi do të […]

Prill 8, 2024 - 12:00
 0  5
Pas eliminimit nga Big Brother, Ilnisa Agolli zbulon banorët që sheh në finale të këtij edicioni

Ilnisa Agolli pas daljes së saj nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 3 në ‘Fan Club’ ka zbuluar emrat e katër banorëve të cilët ajo i sheh si finalistë.

Pavarësisht përplasjeve që pati me Egla Cenon, gazetarja tha se e sheh edhe atë në finale dhe se është kurioze të shohë sesi do të sillet në vijim.

“Kë sheh në finale”, ka qenë pyetja që iu drejtua nga moderatorja Enxhi Nasufi.

Biondja u përgjigj: “Po tani sa janë, gjashtë janë apo pesë? Po Meritonin pa dyshim, po hajt meqë është qaraman po fusim edhe Romeon. Kë kemi tjetër? Majdanozin e grirë, Eglën. Ajo duhet të zbërthehet deri në fund në gjënë e saj dhe jam vetë kurioze sesi do reagojë. Po themi edhe Julin”.

Ajo gjithashtu ka folur edhe për raportin me partnerin e saj, Meriton Mjekiqin.

E njëjta theksoi se është e dashuruar dhe se shpreson që ta fitojë këtë reality shou edhe për djalin e tij, Loarin.

Ilnisa u eliminua nga publiku pasi qëndroi e izoluar në ‘dhomë të bardhë’ me Eglën dhe Meritonin.