Pas mesnate do të ndryshojnë çmimet e derivateve në RMV
Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) njoftoi se pas mesnate do të ketë rritje të çmimeve të derivateve në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95, EUROSUPER BS-98 dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) do të rriten për 0,50 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të […]


Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) njoftoi se pas mesnate do të ketë rritje të çmimeve të derivateve në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95, EUROSUPER BS-98 dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) do të rriten për 0,50 denarë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E-V) do të rritet për 1,00 denarë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë të Мazutit М-1 SU do të ulet për 0,802 den/kg dhe tani arrin në 47,209 den/kg.
Pas mesnate këto do të jenë çmimet maksimale të derivateve:
- ЕUROSUPER BS 95 – 80,00 (denarë/litër)
- ЕUROSUPER BS 98 – 82,00 (denarë/litër)
- ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 74,00 (denarë/litër)
- Vaj për djegie ekstra i lehtë1 (ЕL-1) – 73,50 (denarë/litër)
Shitësit mund të vendosin çmime më të ulëta se çmimet më të larta të përcaktuara.