Nxënësit në RMV iu kthyen shkollave, filloi gjysmë-vjetori i dytë
Pas një pushimi dimëror trejavor, nxënësit po kthehen në shkollë, duke shënuar fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2024/2025, transmeton Portalb.mk. Viti shkollor do të përfundojë më 10 qershor për të gjithë nxënësit, me përjashtim të maturantëve, të cilët do të mësojnë deri më 16 maj. Pushime pranverore këtë vit nuk do të […]
Pas një pushimi dimëror trejavor, nxënësit po kthehen në shkollë, duke shënuar fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2024/2025, transmeton Portalb.mk.
Viti shkollor do të përfundojë më 10 qershor për të gjithë nxënësit, me përjashtim të maturantëve, të cilët do të mësojnë deri më 16 maj.
Pushime pranverore këtë vit nuk do të ketë, pasi shumica e mësuesve, prindërve dhe nxënësve janë shprehur kundër futjes së tij.
Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, në fillim të këtij gjysmë-vjetori, u uroi suksese nxënësve dhe mësimdhënësve dhe theksoi rëndësinë e krijimit të një mjedisi shkollor miqësor dhe të sigurt.
Kujtojmë se pushimi dimëror nisi me 31 dhjetor.