Sekretariati i Etikës e përjashtoi 60 ditë nga Kuvendi, reagon Bardhi dhe i drejtohet Ramës: Përballë do na kesh, brenda apo jashtë Kuvendit!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Etikës, për përjashtimin me 60 ditë nga Kuvendi pas kaosit të krijuar nga opozita seancën e të hënës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se përjashtimi nga Kuvendi i opozitës nga Kuvendi, provon sesa i vogël e […]

tetor 2, 2024 - 21:00
 0  4
Sekretariati i Etikës e përjashtoi 60 ditë nga Kuvendi, reagon Bardhi dhe i drejtohet Ramës: Përballë do na kesh, brenda apo jashtë Kuvendit!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Etikës, për përjashtimin me 60 ditë nga Kuvendi pas kaosit të krijuar nga opozita seancën e të hënës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se përjashtimi nga Kuvendi i opozitës nga Kuvendi, provon sesa i vogël e frikacak është Edi Rama.

Më tej, Bardhi shkruan se do të jenë sërisht përballë, brenda apo jashtë Kuvendit.

Reagimi i plotë:

Këta të fusin në burg pa ligj e prova, jo më mos të të përjashtojnë nga Kuvendi pa ligj e prova. Përjashtimi i opozitës për muaj nga Kuvendi, provon sesa i vogël e frikacak është Edi Rama! Përballë do na kesh, brenda apo jashtë Kuvendit! Asaj salle krimi i ke vënë zjarrin!

Fshihu e shmangu sa të duash, përjashto, burgos e përndjek sa të duash, fatin tënd nuk e ndryshon dot! Atë ta ka përcaktuar shumica dërrmuese e shqiptarëve që përbuzin ngritjen e krimit të organizuar në qeverisje dhe shndërrimin e institucioneve në banda kundër opozitës.