Goditet rezidenca e ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe në Sudan, Rama: Shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare!

Ushtria sudaneze ka goditur rezidencën e ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Në lidhje me këtë sulm, ka reaguar edhe kryeministri i vendit Edi Rama. Përmes një postimi në platformën “X”, Rama thotë se Shqipëria e dënon këtë sulm frikacak në kryeqytetin e Sudanit. Më tej ai thekson se vendi ynë qëndron në krah të […]

tetor 2, 2024 - 21:00
 0  3
Goditet rezidenca e ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe në Sudan, Rama: Shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare!

Ushtria sudaneze ka goditur rezidencën e ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Në lidhje me këtë sulm, ka reaguar edhe kryeministri i vendit Edi Rama.

Përmes një postimi në platformën “X”, Rama thotë se Shqipëria e dënon këtë sulm frikacak në kryeqytetin e Sudanit. Më tej ai thekson se vendi ynë qëndron në krah të Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Shqipëria dënon me vendosmëri sulmin frikacak në rezidencën e ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe në Khartoum. Kjo shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare dhe çdo norme diplomatike nuk duhet të mbetet e pakundërshtueshme. Shqipëria qëndron në krah të Emirateve të Bashkuara Arabe, duke bërë thirrje për respektim të plotë të Konventës së Vjenës dhe mbrojtje të plotë diplomatike. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që t’i japin përparësi paqes dhe të respektojnë ligjin ndërkombëtar”, shkruan kreu i qeverisë.