Kurti kërkon mbështetjen e Austrisë për anëtarësim në organizata

Gjatë qëndrimit në Poloni, në margjina të Forumit të Sigurisë të Varshavës, kryeministri Albin Kurti, u takua me ish-ministrin e Mbrojtjes të Austrisë Dr. Werner Fasslabend dhe ambasadorin e Austrisë në Poloni, Andreas Stadler. Në njoftimin e lëshuar thuhet se diskutuan rreth marrëdhënieve të shkëlqyera mes Kosovës dhe Austrisë, si dhe bashkëpunimin në fushën e […]

tetor 2, 2024 - 21:01
 0  5
Kurti kërkon mbështetjen e Austrisë për anëtarësim në organizata
kurti-kerkon-mbeshtetjen-e-austrise-per-anetaresim-ne-organizata

kurti-kerkon-mbeshtetjen-e-austrise-per-anetaresim-ne-organizata

Gjatë qëndrimit në Poloni, në margjina të Forumit të Sigurisë të Varshavës, kryeministri Albin Kurti, u takua me ish-ministrin e Mbrojtjes të Austrisë Dr. Werner Fasslabend dhe ambasadorin e Austrisë në Poloni, Andreas Stadler.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se diskutuan rreth marrëdhënieve të shkëlqyera mes Kosovës dhe Austrisë, si dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

Kurti theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare me seli e zyra qendrore në Vjenë, për çka dhe shprehu nevojën e mbështetjes së Austrisë.

Duke i falënderuar për takimin dhe bisedën, Kurti shprehu mirënjohjen edhe për kontributin e qendrave të studimit si Instituti Austriak për Politikat Evropiane dhe të Sigurisë, ku Dr. Werner Fasslabend ka shërbyer më herët edhe në funksionin e drejtorit të institutit.