Pas SHBA-së e Gjermanisë, reagon edhe Franca përmes ambasadorit të saj në Prishtinë

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë për aksionin e pakoordinuar të Qeverisë së Kosovës në veri të vendit ka reaguar edhe Ambasada Franceze në Prishtinë. Në një reagim në rrjetin “X”, ambasadori francez Olivier Guerot ka shpërndarë qëndrimin e SHBA-s’ dhe ka shtuar se veprimet e njëanshme nuk sjellin zgjidhje të qëndrueshme. “Veprimet […]

gusht 31, 2024 - 02:00
 0  8
Pas SHBA-së e Gjermanisë, reagon edhe Franca përmes ambasadorit të saj në Prishtinë
pas-shba-se-e-gjermanise,-reagon-edhe-franca-permes-ambasadorit-te-saj-ne-prishtine

pas-shba-se-e-gjermanise,-reagon-edhe-franca-permes-ambasadorit-te-saj-ne-prishtine

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë për aksionin e pakoordinuar të Qeverisë së Kosovës në veri të vendit ka reaguar edhe Ambasada Franceze në Prishtinë.

Në një reagim në rrjetin “X”, ambasadori francez Olivier Guerot ka shpërndarë qëndrimin e SHBA-s’ dhe ka shtuar se veprimet e njëanshme nuk sjellin zgjidhje të qëndrueshme.

“Veprimet që kanë ndikim të dëmshëm dhe pa dallim te pjesëtarët e një komuniteti, në këtë rast pjesëtarët e komunitetit serb, nuk janë të mirëseardhura. Veprimet e njëanshme nuk sjellin zgjidhje të qëndrueshme.”, ka shkruar Olivier Guerot.

Ambasada e ShBA=së në Kosovë ka reaguar lidhur me aksionin e Policisë në veri për mbylljen e mbylljen e pesë objekteve të komunave ilegale, duke shprehur shqetësim dhe zhgënjimi “me veprimet e vazhdueshme të pakoordinuara të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës”.

Në reagim thuhet se Qeveria ka instumentalizuar Policinë e Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë ndërkombëtarë kanë kërkuar vazhdimisht nga Qeveria e Kosovës që të ketë prioritet koordinimin me bashkësinë ndërkombëtare dhe të mos ndërmarrë veprime të njëanshme për çështjet në agjendën e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Dështimi i Qeverisë së Kosovës për t’iu përgjigjur këtyre kërkesave reflekton një përkeqësim real dhe në rritje të partneritetit tonë. Siç e kemi theksuar më parë, veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës i vënë në rrezik më të madh qytetarët e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it, përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet rajonale dhe minojnë reputacionin e Kosovës si një partner i besueshëm ndërkombëtar”, thuhet në reagim.

Qëndrim të njëjtë me amerikanët për veprimet e pakoordinuara, pati edhe ambasadori gjerman Jorn Rohde.

Rohde tha se janë të zhgënjyer për veprimet e njëanshme dhe të pa koordinuara.

Ambasadori gjerman Jorn Rohde ka thënë se njoftimi s’është konsultim dhe sipas tij një gjë e tillë duhet të ndryshojë.