Shtyhet për 2 maj eksplodimi i mjetit shpërthyes që dyshohet se është i Lu*ftës së Dytë Botërore, Policia del me njoftim
Policia e Kosovës ka njoftuar se ekspolodimi i mjetit të pashpërthyer në fshatin Stagovë të Kaçanikut, që dyshohet se është i Luftës së Dytë Botërore, e që ishte paraparë të bëhej nesër, është shtyrë për 2 maj, shkruan Reporteri.net. Ky eksplodim do të bëhet nga Njësia e Deminimit të KFOR’it. Aty renditen masat që duhet


Policia e Kosovës ka njoftuar se ekspolodimi i mjetit të pashpërthyer në fshatin Stagovë të Kaçanikut, që dyshohet se është i Luftës së Dytë Botërore, e që ishte paraparë të bëhej nesër, është shtyrë për 2 maj, shkruan Reporteri.net.
Ky eksplodim do të bëhet nga Njësia e Deminimit të KFOR’it.
Aty renditen masat që duhet të respektohen:
– Brenda kësaj zone ndalohet rreptësisht qëndrimi i njerëzve. Ndërsa rekomandohet largimi në vend të sigurt i kafshëve dhe makinerive.
Banorët e lagjes “Teneqja” dhe të zonës së kodrës në fshatin Stagovë luten që:
– Të mbajnë dritaret e shtëpive hapur, për shkak të valës së mundshme të shpërthimit, e cila mund të shkaktojë dëme materiale.
– Të largojnë veturat në vende të sigurta si garazhe ose pas shtëpive.
– Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Emergjenca do të jenë në gjendje gatishmërie dhe të pranishëm në një zonë të sigurt, për të reaguar në rast nevoje.
– Policia do të njoftojë banorët përreth dhe do të sigurojë që, në datën dhe orët e lartcekura, të mos ketë persona jashtë shtëpive.
Këshillohet që banorët brenda rrezes 1000 metra të largohen nga shtëpitë para fillimit të operacionit dhe të qëndrojnë larg deri në përfundim të eksplodimit.
Ju lutemi për mirëkuptim dhe bashkëpunim në respektimin e këtyre masave për sigurinë tuaj dhe të të gjithëve.
Policia Rajonale e Ferizajt do të bëjë njoftimin me kohë menjeherë pas perfundimit të operacionit.