Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore
Ish-diplomati, Lulzim Peci, ka deklaruar se mund të ketë qeveri të re Kurti 3, por kjo mund të çojë te përplasja e vendit tonë me një superfuqi. Peci, që aktualisht është drejtor i Institutit KIPRED, tha se se Kosova nuk mund të bëjë “hajgare” me SHBA-të. Sipas tij qeveria e re mund të shkaktojë përplasjen


Ish-diplomati, Lulzim Peci, ka deklaruar se mund të ketë qeveri të re Kurti 3, por kjo mund të çojë te përplasja e vendit tonë me një superfuqi.
Peci, që aktualisht është drejtor i Institutit KIPRED, tha se se Kosova nuk mund të bëjë “hajgare” me SHBA-të.
Sipas tij qeveria e re mund të shkaktojë përplasjen e Kosovës me një super fuqi të botës.
në lidhje me marrëdhënet e Kosovës me SHBA-të ka thënë se është bërë shaka në këtë aspekt.
Sipas tij kjo shaka ja ‘ka plotësuar dëshirën Serbisë’.
“Një gjë e kam të qartë që ma me SHBA-të nuk mund të bëhet hajgare. Po me pasë qenë të mençur e kishim kry këtë punë gjatë mandatit të Bidenit. Ia kemi plotësuar dëshirën më të madhe Serbisë, na mund të themi çka të duam”, thekson Peci.