Për herë të parë në Kosovë fillon trajtimi me radioterapi stereotaktike

Sot, për herë të parë në Kosovë, në Klinikën e Onkologjisë në kuadër të Shërbimit të Radioterapisë, ka filluar aplikimi i metodës më të avancuar të trajtimit – Radioterapia Stereotaktike. Kjo metodë shumë e sofistikuar përdoret për trajtimin e tumoreve dhe metastazave në tru me dimensione prej 1 deri në 3 cm, duke rritur në

dhjetor 5, 2024 - 20:00
 0  5
Për herë të parë në Kosovë fillon trajtimi me radioterapi stereotaktike
per-here-te-pare-ne-kosove-fillon-trajtimi-me-radioterapi-stereotaktike

per-here-te-pare-ne-kosove-fillon-trajtimi-me-radioterapi-stereotaktike

Sot, për herë të parë në Kosovë, në Klinikën e Onkologjisë në kuadër të Shërbimit të Radioterapisë, ka filluar aplikimi i metodës më të avancuar të trajtimit – Radioterapia Stereotaktike.

Kjo metodë shumë e sofistikuar përdoret për trajtimin e tumoreve dhe metastazave në tru me dimensione prej 1 deri në 3 cm, duke rritur në mënyrë të ndjeshme efektivitetin e trajtimit. Karakteristika e kësaj metode është që ajo rrezaton me precizion të lartë vetëm zonën ku ndodhet tumori, duke ruajtur të paprekura indet dhe strukturat përreth. Deri më tani, pacientët që kanë pasur nevojë për këtë lloj trajtimi janë dërguar jashtë vendit, duke shkaktuar implikime të konsiderueshme buxhetore për shtetin. Ky zhvillim i ri do të ulë ndjeshëm këto kosto dhe do të mundësojë trajtim cilësor brenda vendit.

Trajtimi u realizua nga një ekip i përbërë nga mjekë specialistë radio-onkologë, ekspertë të fizikës mjekësore dhe teknikë të radioterapisë: Dr. Behar Raci (shef i Radioterapisë), Dr. Arta Kameri-Jusufi, Prof. Ass. Sehad Kadiri, PhD Cand. Burim Uka (shef i Shërbimit të Fizikës Mjekësore), Rexhep Dushi dhe Merita Uka.

Falënderojmë menaxhmentin e klinikës, drejtorin qendror dhe operatorin ekonomik që ka mundësuar trajnimin e stafit, duke kontribuar në këtë arritje të rëndësishme për shëndetësinë në vend.

Ky hap shënon një arritje të madhe për shëndetësinë në Kosovë dhe një avancim të rëndësishëm në trajtimin e tumoreve, duke ofruar shpresë dhe përkujdesje më të mirë për pacientët dhe duke kursyer burimet financiare të vendit.