Për një vit, kostoja e jetesës në RMV është rritur për 200 euro
Për një vit, kostoja e jetesës në Maqedoninë e Veriut është rritur për 200 euro Kjo shihet nga shuma e shportës minimale sindikale të publikuar nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM). Nga LSM thonë se rritja e pagës minimale do të rrisë edhe pagat e tjera. Aktualisht, rreth 80 mijë punëtorë jetojnë me pagën […]
Për një vit, kostoja e jetesës në Maqedoninë e Veriut është rritur për 200 euro
Kjo shihet nga shuma e shportës minimale sindikale të publikuar nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM).
Nga LSM thonë se rritja e pagës minimale do të rrisë edhe pagat e tjera.
Aktualisht, rreth 80 mijë punëtorë jetojnë me pagën minimale. LSM ka llogaritur se në muajin prill një familje katër anëtarëshe i duheshin pak më shumë se 60.000 denarë në muaj për të plotësuar nevojat elementare. Shumica e parave, pra 40 për qind, familjet shpenzojnë për ushqime dhe pije.
Prej vitesh struktura e buxhetit familjar ka qenë e njëjtë, ndërsa më pak para shpenzohen për shëndetësinë dhe kulturën.