Agjencia për Ushqim e RMV-së urdhëroi asgjësimin e afro 2.000 kilogramëve mish pule të ngrirë të pasigurt
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar asgjësimin e 1980 kilogramëve mish pule të ngrirë të pasigurt me origjinë nga Polonia. Mishi i paketuar në 180 pako, është transportuar me një automjet, i cili më herët sot nga MPB-ja është njoftuar se është konfiskuar të martën, transmeton Portalb.mk. “Mishi ishte i paketuar në 180 […]


Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar asgjësimin e 1980 kilogramëve mish pule të ngrirë të pasigurt me origjinë nga Polonia. Mishi i paketuar në 180 pako, është transportuar me një automjet, i cili më herët sot nga MPB-ja është njoftuar se është konfiskuar të martën, transmeton Portalb.mk.
“Mishi ishte i paketuar në 180 pako nga 11 kilogramë dhe në momentin e kontrollit ishte në fazën e shkrirjes. Në mjetin e sekuestruar, mishi i pasigurt transportohej në kushte të papërshtatshme, pa regjimin e kërkuar të temperaturës për mishin e ngrirë (-18 gradë Celsius) dhe pa asnjë dokumentacion për origjinën, certifikatë shëndetësore veterinare, dokument tregtar dhe dokumente të tjera të nevojshme për të garantuar sigurinë e produktit”, thonë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Më herët gjatë ditës së sotme MPB-ja ka njoftuar se një ekip policor nga stacioni i vëzhgimit kufitar “Tanushë” të martën ka kapur një furgon me marka kombëtare të Kosovës, i cili ka pasur një sasi të madhe të produkteve ushqimore pa dokumentacion përkatës. Furgoni ka qenë duke lëvizur në drejtim të kufirit me Kosovën fqinje dhe dy personat që ndodheshin në të pasi kanë vërejtur policët kanë lënë automjetin dhe janë larguar drejt kufirit.