RMV, padi ndaj ish-drejtorit të ndërmarrjes komunale për shkak keqpërdorimit të detyrës zyrtare
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj dy personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë vitit 2022 në ndërmarrjen publike në Strumicë, transmeton Portalb.mk. “Kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Strumicë kundër 56 vjeçarit Z.G. nga Strumica, ish-drejtor i ndërmarrjes publike nga Strumica, për shkak të ekzistimit të dyshimit të arsyeshëm se […]


Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj dy personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë vitit 2022 në ndërmarrjen publike në Strumicë, transmeton Portalb.mk.
“Kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Strumicë kundër 56 vjeçarit Z.G. nga Strumica, ish-drejtor i ndërmarrjes publike nga Strumica, për shkak të ekzistimit të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale “keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar” sipas nenit 353”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut, në lidhje me marrjen e një objekti me qira për nevojat e varrezave të qytetit të Strumicës.
Kallëzim penal është ngritur edhe ndaj 42 vjeçares E.N. si udhëheqëse e subjektit juridik nga Strumica. Ai akuzohet gjithashtu për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar” sipas nenit 353, paragrafi 4, lidhur me nenin 22 të Kodit Penal – “bashkëkryerje”.
“Në vitin 2023, të denoncuarit Z.G. dhe E.N kanë nënshkruar edhe një kontratë të njëjtë për qira për një periudhë prej 10 vjetësh, edhe përkundër asaj se kontrata e mëparshme e vitit 2022 ishte në fuqi, për të cilën gjë nga ana e E.N. si udhëheqës menjëherë është kryer pagesa për çmimin e qirasë në shumë të përgjithshme prej 1.704.000 denarë”, sqaroi Policia.